Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë ministri mbajnë pozitat kryesore me ushtrues detyre

04/01/2025 - 20:25
në Kryesore, Lajme
A A
Pesë ministri mbajnë pozitat kryesore me ushtrues detyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ndër Ministritë me të rëndësishme është ajo e Financave. Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, në këtë dikaster është me ushtrues detyre.

Në kuadër të saj, 4 nga 7 agjencitë funksionojnë më ushtrues detyre.

Agjencitë e kësaj ministrie prekin direkt mirëqenien e qytetarëve. Siç është Thesari i shtetit.

Çdo vendim që merret nga ushtruesi i detyrës pasi i ka kaluar mandati është i kundërligjshëm. Kështu, në tetor të vitit 2024, zyrtarët publik nuk morën pagat me kohë, pasi ushtruesit të detyrës i kishte skaduar kontrata si u.d.

Ekzekutimi i pagave u bë pasi Ministri i Financave, caktoi dikë tjetër për të ushtruar këtë pozitë.

Për afër 3 vjet e gjysme, pa drejtor është edhe Njësia për Inteligjencë Financiare. Kjo njësi e cila është mandatuar në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit vazhdon të mbahet më ushtrues detyre.

“Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar të dijë nga ky organ se pse nuk ka publikuar raportet vjetore, por nuk ka marrë përgjigje.

Me ushtrues detyre është edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Ndërsa, vetëm Dogana e Kosovës, Inspektorati i Punës dhe Agjencia e Punësimit kanë të zgjedhur drejtorët.

“Betimi për Drejtësi”, ka tentuar në vazhdimësi të marrë një përgjigje nga ky dikaster lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk u përgjigjën.

Ministria e Punëve të Brendshme, pa udhëheqës e ka Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Agjencinë për Regjistrim Civil, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Agjencinë e Shoqërisë së informacionit dhe Agjencinë për Siguri Kibernetike. Për këtë të fundit është duke u zhvilluar konkursi dhe ende nuk është finalizuar.

MPB, pa drejtor ekzekutiv e kishte edhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, por që në shtator të 2024 ka zgjedhur drejtorin e ri. Ndërsa drejtorët me mandat të plotë e ka Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm të cilën e ka me ushtrues detyre. Po ashtu, ka edhe të gjitha Agjencitë me ushtrues detyre.

Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare-ARBK, Agjencinë për Inves time dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Inspektoratin e Tregut, Agjencinë Kosovare të Standardizimit, Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, Agjencinë për Pronësi Industriale dhe Drejtorinë e Akreditimit e Kosovës.

Edhe kjo Ministri ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të dërguara në vazhdimësi për këtë temë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që nga 2021 Agjencinë e Pyjeve të Kosovës e ka pa drejtor ekzekutiv.

Ndërsa, drejtorin për Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë e ka zgjedhur në dhjetor 2024, kurse atë për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e ka zgjedhur në shtator 2024.

Ministria e Shëndetësisë, pa drejtor ekzekutiv e ka Inspektoratin Shëndetësor që nga 2019.

“Konkursi është publikuar, por është anuluar me vendim të KPMShC në vitin 2022, në bazë të një ankese. Jemi në pritje të përgjigjes nga DMZP, lidhur me opinionin ligjor, të cilin e kemi adresuar me date 22.08.2024”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Me ushtrues detyre, Ministria e Shëndetësisë e ka edhe Agjencinë e Kosovës për produkte dhe Pajisje medicinale./betimiperdrejtesi

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë