Pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe kundërpërgjigjes së kësaj të fundit, pesë shpërthime sapo janë dëgjuar në Dubai të Emiratet e Bashkuara Arabe, ku katër prej këtyre shpërthimeve ishin shumë të forta, shkruan Veriu.info.
Nuk është e qartë nëse shpërthimet ishin nga sulmet ajrore, përgjimet nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe apo nga diçka tjetër, raporton CNN.
Një video e filmuar nga një anëtar i stafit të CNN tregon tym që ngrihet nga një zonë pranë portit Jabal Ali të Dubait, një qendër e madhe globale e transportit dhe logjistikës.
Një video e veçantë e siguruar nga CNN tregon atë që duket të jetë një shpërthim nga një përgjim.
Ndryshe, Dubai është qendra tregtare dhe turistike e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nuk ka asnjë bazë të njohur ushtarake amerikane./Veriu.info
Video: KËTU














