Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pesticidet u regjistruan si biocide”, Durmishi: Informatat i dha Ministria e Bujqësisë, kemi nisur inspektim, s‘tolerojmë

06/02/2026 - 19:31
në Lajme
A A
“Pesticidet u regjistruan si biocide”, Durmishi: Informatat i dha Ministria e Bujqësisë, kemi nisur inspektim, s‘tolerojmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi,, ka bërë të ditur se kanë nisur inspektimet lidhur me importimin, tregtimin dhe përdorimin e kimikateve, biocideve dhe pesticideve.

Durimishi ka deklaruar se, është konstatuar se disa operatorë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit, duke paraqitur pesticide si biocide, përfshirë edhe substanca të ndaluara nga direktivat ndërkombëtare.

‘’Si Ministër i MMPHI-së dhe si Qeveri, kemi politikë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Jeta dhe shëndeti publik janë mbi çdo interes tjetër’’, ka shkruar ai mes tjerash, përcjell Express.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Institucionet përgjegjëse (përkatësisht MMPHI , MBPZhR dhe MINT) kanë nisur një inspektim të përbashkët lidhur me importimin, tregtimin dhe përdorimin e kimikateve, biocideve dhe pesticideve, me fokus të plotë në mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore, kafshët dhe mjedisin.

Pas informatave të pranuara nga MBPZHR, është konstatuar se disa operatorë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit, duke paraqitur pesticide si biocide, përfshirë edhe substanca të ndaluara nga direktivat ndërkombëtare. Për këtë arsye, institucionet kanë ndërmarrë masa konkrete dhe të pakthyeshme, në përputhje me standardet evropiane.

Teksa, deri më tani:

Është inicuar audimi i brendshëm për mbi 100 lëndë;

Është ndaluar importi, shpërndarja dhe përdorimi i substancave të rrezikshme;

Janë forcuar inspektimet në terren;

Janë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj çdo shkelësi, pa dallim;

Është rritur koordinimi ndërinstitucional për zbatim të plotë të ligjit;

Janë krijuar grupe punuese për formulimin e akteve dhe rregulloreve të reja;

Janë shfuqizuar vendime të lejeve për import, që kanë qenë në kundërshtim me ligjin;

Është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e kimikateve, duke pamundësuar daljen e tyre në treg.

Si Ministër i MMPHI-së dhe si Qeveri, kemi politikë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Jeta dhe shëndeti publik janë mbi çdo interes tjetër. Prandaj, ftojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me prioritet dhe seriozitet të plotë. Institucionet tona janë të gatshme për bashkëpunim të plotë, në mënyrë që ligji të zbatohet pa përjashtime dhe pa ndikime.

Mesazhi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë praktikë që rrezikon njerëzit, kafshët apo mjedisin nuk do të tolerohet.

 

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu bëhet ushtruese e detyrës së presidentes, u çon selam deputetëve të Kuvendit: Lërini inatet anash

Albulena Haxhiu bëhet ushtruese e detyrës së presidentes, u çon selam deputetëve të Kuvendit: Lërini inatet anash
04/04/2026 - 16:41

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të pozitës së ushtrueses së pozitës së presidentes. Haxhiu ka falendëruar Osmanin për punën që...

Më shumëDetails

Sqarohet kompania “Shpejtimi”: Autobusi kishte defekt të vogël, udhëtarët janë transferuar sigurt në dy autobusë tjerë

Sqarohet kompania “Shpejtimi”: Autobusi kishte defekt të vogël, udhëtarët janë transferuar sigurt në dy autobusë tjerë
04/04/2026 - 16:35

Kompania e autobusëve “Shpejtimi” ka bërë një reagim publik duke sqaruar opinionin lidhur me raportimin për problemet teknike të një autobusi të kompanisë në Rrugën e Kombit, raporton...

Më shumëDetails

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së
04/04/2026 - 16:15

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-diplomati i karrierës, Albert Rakipi, ka thënë se shpreson që vendimi në Hagë të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së, meqë...

Më shumëDetails

Haxhiu arrin në presidencë për ta marrë detyrën nga Osmani

Haxhiu arrin në presidencë për ta marrë detyrën nga Osmani
04/04/2026 - 16:12

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka arritur në presidencë ku do ta marrë detyrën nga presidentja Vjosa Osmani. “Mirë se erdhe kryetare”, iu drejtua Osmani, Haxhiut,...

Më shumëDetails

Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosovë, KFOR jep detaje

Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosovë, KFOR jep detaje
04/04/2026 - 16:09

Ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika kanë përfunduar një vit shërbimi në Kampin Film City të KFOR-it në Prishtinë, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit situacional dhe efektivitetit...

Më shumëDetails

Pamje: Albulena Haxhiu edhe pak presidente, nisin përgatitjet për dorëzimin e detyrës nga Osmani

Pamje: Albulena Haxhiu edhe pak presidente, nisin përgatitjet për dorëzimin e detyrës nga Osmani
04/04/2026 - 15:48

Kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të mandatit nga presidentja Vjosa Osmani te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Klan Kosova ka publikuar pamje ku shihet duke u shtruar tapeti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë