Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petkoviq: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

03/06/2025 - 18:56
në Lajme
A A
Petkoviq: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha të martën se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit dhe [zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik] Bislimit për t’i futur këto tema”, deklaroi Petkoviq pas takimit të tij në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Sipas tij, “dihet se cilat janë temat e dialogut – çështja e Kosovës, pozita e popullit serb, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ajo që mund të bëjmë për të arritur zgjidhje kompromisi që do të sillnin paqe dhe stabilitet në Kosovë”.

Çështjen e Preshevës e ka përmendur një ditë më parë Bislimi, pas një takimi me Sorensenin.

Ai ka thënë se Kosova e konsideron proces shumë të rëndësishëm mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.

Takimi i Petkoviqit me Sorensenin u mbajt të martën në Bruksel, si pjesë e përgatitjeve për takimin trepalësh në kuadër të dialogut, që pritet, siç tha ai, të ndodhë së shpejti.

Petkoviq tha se në takimin me Sorensenin u fol edhe për mbylljen e institucioneve serbe në veri nga autoritetet e Kosovës dhe për vendimet e autoriteteve lokale në veri, që ai i cilësoi si “anti-serbe”. U diskutua edhe çështja e personave të zhdukur, për të cilën Petkoviq tha se ka pasur përparim.

Ai akuzoi institucionet e Kosovës për “terrorizim dhe përndjekje të përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë, veçanërisht të Listës Serbe”.

Sipas tij, kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ka marrë ftesë nga Prokuroria e Kosovës për t’u paraqitur më 10 qershor, “me gjasë për protestat dhe barrikadat e vitit 2022”.

Ftesë të ngjashme, për dyshime për “ndonjë lloj terrorizmi”, ka marrë edhe zëvendëskryetari i kësaj partie, Igor Simiq.

Petkoviq e përshkroi këtë si një formë presioni politik ndaj përfaqësuesve të serbëve në Kosovë./REL

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj: Kurti aludonte për sovranitet në veri, pabarazi që tani mos të rritet çmimi i rrymës atje
Lajme

Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të prejnë kurban për t’i gjetur votat

05/06/2025 - 13:16
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve të kuvendit: Nëse s’kini guxim me udhëheq, kini dinjtetin me u tërheq

05/06/2025 - 12:46
Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit
Lajme

Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit

05/06/2025 - 12:34
Kryeziu: S’besoj që po veprojmë jashtligjshëm me propozimin e votimit të fshehtë
Lajme

Kryeziu pas dështimit të 27-të: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar votimin

05/06/2025 - 12:15
Bajrami: Deri të ketë dorëheqje efektive që Kurti e ministrat të mos mund të kthehen në zyrë, LDK voton kundër
Lajme

Bajrami: S’ka kurrfarë arsyeshmërie për zgjedhje të reja nacionale

05/06/2025 - 11:58
Deputetja e Nismës: S’ka marrëveshje, Limaj zgjedhja më e mirë – po presim një zgjidhje ditët në vazhdim
Lajme

Deputetja e Nismës: S’ka marrëveshje, Limaj zgjedhja më e mirë – po presim një zgjidhje ditët në vazhdim

05/06/2025 - 11:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1317 Shpërndaje
    Shpërndaje 527 Tweet 329
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë