Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petritsch: Kosova larg stabilitetit afatgjatë, duhet strategji ambicioze dhe angazhim i sinqertë me pakicat

17/02/2026 - 08:43
në Kryesore, Lajme
A A
Petritsch: Kosova larg stabilitetit afatgjatë, duhet strategji ambicioze dhe angazhim i sinqertë me pakicat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka vlerësuar arritjet e Kosovës në planin socio-ekonomik, por ka theksuar se vendi mbetet ende larg nivelit që do të garantonte stabilitet afatgjatë.

Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, Petritsch ka thënë se sfida reale për Kosovën është krijimi i kushteve që brezi i ri ta shohë të ardhmen brenda vendit, e jo jashtë tij.

“Ende shumë kosovarë detyrohen ta kërkojnë mirëqenien e tyre jashtë vendit të tyre”, është shprehur ai.

Petritsch pret nga Qeveria e re e Kosovës një strategji ekonomike ambicioze, të harmonizuar me agjendën e Bashkimit Evropian, me qëllim forcimin e autonomisë sovrane të vendit.

Ai e lidh zhvillimin ekonomik me qëndrueshmërinë politike dhe sociale, duke lënë të kuptohet se reformat strukturore dhe orientimi i qartë drejt standardeve evropiane janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës.

Një nga paralajmërimet më të forta të Petritschit lidhet me atë që ai e quan “fund i epokës transatlantike”, duke theksuar se kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i përshkruan si “çlirimtarin dhe mbrojtësin afatgjatë të vendit”.

“Pikërisht në kohën kur luftëtarët kurdë të lirisë janë braktisur nga SHBA-ja në Irak, apo kur palestinezët janë më larg se kurrë nga shteti i tyre, duhet t’ia kujtojmë vetes se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shkuan në luftë për të siguruar mbijetesën e Kosovës – dhe pavarësinë e saj përfundimtare”, ka deklaruar Petritsch.

Sipas tij, kjo përmban një mësim dhe një obligim për Kosovën: të bëhet një anëtare e respektuar e komunitetit të shteteve demokratike evropiane.

Në vlerësimin e tij, Kosova duhet të angazhohet sinqerisht me pakicat, veçanërisht me komunitetin serb në veri, si dhe të sigurojë një qeveri funksionale dhe efektive pas një periudhe të gjatë të pasigurisë demokratike.

“Kjo do ta shndërronte Kosovën në një shtet evropian ‘të rritur’”, ka përfunduar Petritsch.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Osmani uron: 18 vjet pavarësi, shtet e dinjitet

Presidentja Osmani uron: 18 vjet pavarësi, shtet e dinjitet
17/02/2026 - 09:38

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar për 18-vjetorin e Pavarësisë duke ndarë pamje nga ceremonia e ngritjes së flamurit. “18 vjet pavarësi, shtet e dinjitet – së bashku për...

Më shumëDetails

Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së: Mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike

Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së: Mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike
17/02/2026 - 09:08

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka shprehur urimet popullit të Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Në...

Më shumëDetails

Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë
17/02/2026 - 08:18

Qeveria e Kosovës ka mbajtur seancën solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shteti, pavarësia dhe Kushtetuta janë të reja, por gjuha,...

Më shumëDetails

Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë” – i pret rreth 200 mijë qytetarë

Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë” – i pret rreth 200 mijë qytetarë
17/02/2026 - 08:06

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë sot do jetë nikoqir i marshit “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”. Organizatorët kanë paralajmëruar një pjesëmarrje masive, që sipas...

Më shumëDetails

Edi Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’jam në manifestimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Edi Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’jam në manifestimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë
17/02/2026 - 08:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë edhe një fotoalbum nga vizita e tij e...

Më shumëDetails

“Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

“Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit
16/02/2026 - 22:54

Shkrimtari Albatros Rexhaj dhe gazetari Berat Buzhala, janë sqaruar për incidentin e ndodhur ditë me parë në emisionin “Opinion”. Rexhaj e nisi duke ia përmendur të shamen. “E...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë