Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullimi i Dialogut Strategjik, reagon Qeveria: Kur kritikat janë konkrete përpiqemi t`i korrigjojmë veprimet tona

12/09/2025 - 15:26
në Lajme, Pa kategori
A A
Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e dy të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë.

“Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë. Kjo i ka kontribuar stabilitetit institucional dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit, përkundër gjitha sfidave globale që kemi përjetuar nga viti 2021 e tutje,” ka shkruar Kryeziu në Facebook.Duke përmendur pandeminë, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë, Kryeziu tha se veprimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë ligjore dhe në funksion të stabilitetit.

“Veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë,” tha ai.Ai shtoi se në Kosovë ka sundim më të madh të ligjit dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit, duke e cilësuar stabilitetin e kaluar si “të rrejshëm”.

“Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës. Në të kaluarën, stabiliteti është synuar në kurriz të sundimit të ligjit dhe rendit publik, rrjedhimisht kemi pasur stabilitet të rrejshëm,” u shpreh Kryeziu.Ai kujtoi edhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it në maj të vitit 2023, si dhe sulmin në Banjskë në shtator të atij viti, duke e cilësuar Serbinë si burim të destabilitetit në rajon.
Lidhur me integrimin e komunitetit serb në Kosovë, Kryeziu theksoi se Qeveria e ka depolitizuar këtë proces.“Ne e kemi depolitizuar integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve tanë për integrim nuk ka munguar asnjëherë. Por ai shpesh ka qenë i sfiduar e i shtypur nga struktura ilegale e grupe kriminale,” tha ai, duke shtuar se këto struktura janë zëvendësuar me institucionet e Republikës së Kosovës.
Në reagimin e tij, Kryeziu foli edhe për kritikat e kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese.“Është qëndrimi i tij i hapur se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar karakterin demokratik të Republikës së pavarur, dhe se me joefikasitetin e saj në trajtimin e lëndëve është bërë bashkëpjesëmarrëse në agjendën e partive politike opozitare për të vonuar reformat themelore,” shkroi ai.

Megjithatë, ai ritheksoi mirënjohjen ndaj SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme.“Ne i jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona,” përfundoi Kryeziu.

JU REKOMANDOJMË

Limaj me një propozim të ri: Të gjithë bashkë kundër LVV’së
Lajme

Limaj vazhdon ta “vajtojë” dështimin e koalicionit me PDK-në

16/12/2025 - 22:52
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmonë, derën e ka hapur
Lajme

Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmonë, derën e ka hapur

16/12/2025 - 22:44
LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj – DETAJE
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj – DETAJE

16/12/2025 - 22:25
Nuk ka ndërru asgjë në thelb, Natyra Kuçi: Glauku ke veç një pjesë e një narrative kinse kanë reflektuar
Lajme

Nuk ka ndërru asgjë në thelb, Natyra Kuçi: Glauku ke veç një pjesë e një narrative kinse kanë reflektuar

16/12/2025 - 22:20
Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera
Kryesore

Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

16/12/2025 - 22:06
Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?
Lajme

Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

16/12/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    306 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 77
  • Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    458 Shpërndaje
    Shpërndaje 183 Tweet 115
  • Familja e Edit i reagon Dolces pas dramës mbrëmë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë