Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i njohur për huqjen e famshme “Me bacin Adem”, ka bërë sot edhe një huqje tjetër, duke ngushëlluar një adhurues të këngëtarëve me çifteli, ndonëse ai s’ka vdekur.
Ky gabim i deptuetit Bajqinovci ka bërë gjiron nëpër rrjete sociale, duke u shpërndarë edhe nga disa zyrtarë të partive të tjera. Derisa disa prej postimeve në rrjete sociale kanë kujtuar edhe huqjen e famshme të deputetit Bajqinovci, kur në një foto me Rifat Jasharin kishte shkruar “Me bacin Adem”.
Vetë Bajqinovci në një status tjetër në “facebook” e ka pranuar se ia ka huqur dhe thotë se të gabosh është njerëzore.