Në Kuvendin e Kosovës, është duke u zhvilluar debat mbi politikën e jashtme, ndërsa kryeministri Kurti dhe deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, kanë ndarë edhe batuat mes tyre.
Hoxhaj i cili ia përmendi hapjen e qiellit në kohë ramazani si dhe kryqëzimin e yjeve tek të krishterët si metaforë për ta shfrytëzuar Kosova momentumin në politikën e jashtme, është marrë me shaka nga kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti, menjëherë ia ktheu Hoxhajt me batutë, a u hapë qielli a jo, a janë kryqëzuar yjet unë nuk e di, e ftoj deputetin Jahja Kokajn që të flas për këtë.