Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Plenkoviq: Ia zbutëm frikën Serbisë për marrëveshjen mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

19/02/2026 - 12:51
në Lajme
A A
Plenkoviq: Ia zbutëm frikën Serbisë për marrëveshjen mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka deklaruar se gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuciq ka arritur t’ia zbusë frikën Serbisë lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke folur për gazetarët në margjinat e një samiti për inteligjencën artificiale në New Delhi, Plenkoviq tha se i ka sqaruar Vuçiqit se bashkëpunimi ndërmjet ministrive të mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrës teknike dhe nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“Ua kemi larguar shqetësimet që kemi kuptuar se ekzistonin në Serbi sa i përket bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. E kam sqaruar se ky bashkëpunim është i fokusuar në bashkëpunim teknik të resorëve tanë dhe në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër Serbisë. Nga ajo që pashë në deklaratën e tij, kjo është pranuar”, tha Plenkoviq.

Edhe Vuçiq deklaroi se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me kryeministrin kroat, duke theksuar se për herë të parë kanë diskutuar për, siç e quajti ai, “aleancën ushtarake” mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës. Ai kishte thënë më herët, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se kjo aleancë përbën kërcënimin më të madh për Serbinë.

Kroacia, Shqipëria dhe Kosova vitin e kaluar kanë nënshkruar një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e cila synon forcimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, mbështetjen e rrugës euroatlantike dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tri shteteve.

JU REKOMANDOJMË

Pjesëmarrja e Osmanit në protestë, Rrahmani: Veprim dhe vendim i duhur – Mungesa e Kurtit mesazh jo i mirë, protestat kanë qenë zëri i tij

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
19/02/2026 - 13:50

Eman Rrahmani, deputet nga Partia Demoraktike e Kosovës, e ka vlerësuar si pozitive pjesëmarrjen e presidentes në protestën e fundit të organizuar në vend, duke theksuar se mbështetja...

Më shumëDetails

Mori shumë ankesa për furnizimin me ujë nga Kodra e Trimave, reagon Komuna e Prishtinës: S’e menaxhojmë ne

Mori shumë ankesa për furnizimin me ujë nga Kodra e Trimave, reagon Komuna e Prishtinës: S’e menaxhojmë ne
19/02/2026 - 13:39

Komuna e Prishtinës tha se ka marrë një numër të madh ankesash nga banorët e një pjese të lagjes Kodra e Trimave lidhur me problemet në furnizimin me...

Më shumëDetails

PDK-ja për krerët e UÇK-së: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar

Anulohen të gjitha seancat planifikuar në nëntor dhe dhjetor në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
19/02/2026 - 13:26

Një ditë pas fjalës përfundimtare të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) para Dhomave të Specializuara në Hagë, reagoi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila beson...

Më shumëDetails

Mungesa e materialeve lë pacientët pa operacione për proteza ortopedike, QKUK-ja flet për zvarritje të tenderit

Përdoret aparatura e re në QKUK, kryhen dy operacione për herë të parë në Kosovë
19/02/2026 - 13:23

Mungesa e materialeve për vendosjen e protezave ortopedike ka bërë që shumë pacientë, të cilët është dashur të operohen që nga viti i kaluar, të mbesin “në mëshirë...

Më shumëDetails

“Rrezik për konflikt të armatosur”, kryeministri i Polonisë thirrje qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Irani

“Rrezik për konflikt të armatosur”, kryeministri i Polonisë thirrje qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Irani
19/02/2026 - 13:14

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha të enjten se qytetarët polakë në Iran duhet të largohen menjëherë, duke paralajmëruar se për shkak të mundësisë së një konflikti të...

Më shumëDetails

Nagavci: Konsultimet me partitë tjera për presidentin ende nuk kanë nisur

Shtëpia Botuese “Luarasi”: Ministrja Nagavci gënjeu, tashmë kemi dorëzuar mbi 10 padi ndaj ministrisë
19/02/2026 - 13:06

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci i tha RTV21 se ky subjekt politik ende nuk ka filluar konsultimet me partitë tjera sa i përket çështjes së presidentit. “Është e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    731 Shpërndaje
    Shpërndaje 292 Tweet 183
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “M’i kanë kërcënuar vajzat brutalisht”, vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Uka kritikon ashpër Shqipe Selimin: Pse 5 vjet si deputete nuk mori asnjë nismë?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë