Pas një pauze të gjatë në jetën politike, doktor Pleurat Sejdiu ka vendosur që të garojë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, si pjesë e PDK-së, kanë konfirmuar burime të gazetës “Epoka e re”.
Doktor Sejdiu është njëri ndër themeluesit e PDK-së së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin etj.
Doktor Sejdiu për një kohë të gjatë ka qenë sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas kryerjes së mandantit të tij, ai ka vazhduar në profesionin e tij në mjekësi.