Tifozët e klubit të Prishtinës “Plisat” kanë reaguar ashpër pas vendimit se klubi i tyre nuk do t’i luajë ndeshjet si vendas gjatë tetorit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Plisat” kanë thënë se ndeshjet e Prishtinës do të zhvillohen vetëm brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, në të kundërt paralajmërojnë pasoja, transmeton Klankosova.tv.
“Stadioni i Prishtinës është i yni. Jeni mësu qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!”, thuhet në reagim.
“Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet! Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi!”.
Gjatë ditës sot është raportuar se është marrë vendim nga Federata e Futbollit e Kosovës se klubi i Prishtinës, nuk do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas gjatë muajit tetor.











