Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Po e shtyj me 20 euro’: Kurrgjë e re nga ‘kredia në parim’, punëtorët e RTK-së në halle mbijetese financiare

21/08/2025 - 13:16
në Lajme
A A
‘Po e shtyj me 20 euro’: Kurrgjë e re nga ‘kredia në parim’, punëtorët e RTK-së në halle mbijetese financiare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një fjalë e hijshme në letër, ‘modalitet ligjor’, u tha se u gjet për 700 punëtorë të RTK-së të mbetur pa pagat e tyre tash e 21 ditë që kur është kryer muaji korrik. Qeveria në detyrë e Kosovës pas trysnisë së publikut që u solidarizua me punëtorët e RTK-së kumtoi lajmin se kanë miratuar ‘kredi në parim’ prej rreth 2 milionë eurosh. Por, edhe një javë pasi u dha ky ‘lajm’, rrogat nuk janë ‘lajmëruar’ në xhirollogaritë e punëtorëve të RTK-së. Hallet e tyre kanë shkuar duke u trashur, ne një numër të madh të tyre duke vazhduar reagimet në rrjetet sociale për gjendjen dhe predikamentin e tyre të jetesës. Interesi i kredisë së këstit të vonuar ka goditur shumëkënd prej tyre.

…

Zyra e Kryemininistrit më 15 gusht njoftoi në një komunikatë për shtyp se: “Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.

Me këtë komunikatë u ‘pacifizuan’ reagimet dhe u dha për fakt-të-kryer se bartja e pagesave është veçse në bërje: por, një javë më vonë rasti u hesht krejtësisht.

“Po shtyj me 20 euro”.
Një gazetare e Radio Televizionit të Kosovës, Drita B. Loshi shkroi ditëve të fundit se pagat s’duken askund ndërsa po e shtyn me “20 euro”.

“Ende po e shtyj me ato 20 eurot që qeveria mi ka qitë në llogari për djalin. Tash po i pres edhe 80 euro për librat. 🙈 E rrogat e RTK-së? Askund”, shkroi ajo.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, shkrime të çdoditshme i ka kushtuar mosdhënies së pagave për RTK-në duk e quajtur “luftë speciale dhe presion” nga Vetëvendosja ndaj punëtorve të transmetuesit publik.

“Dita 21, punetoret e RTK-se ende pa paga. Lufta speciale dhe presioni i Levizjes Vetevendosje dhe qeverise ne transmetuesin publik vazhdon. P.S vendimi qeveritar eshte marre por it means absolutely nothing kur gazetaret ende si kane marre pagat! Absolutely nothing!”, shkroi ajo.

Redaktorja e RTK-së, Pranvera Munishi, e quajti veç “premtim të ekzekutuar në fjalë” dhe se paratë e tyre “ende bredhin në ajr”.

Kualifikimi i saj për gjendjen është se “kjo është mizeri me kravatë”.

“Qeveria shpalli ‘bujarinë’ e saj në letër, një hua për RTK-në. Punëtorët shpresuan…… Premtimi u ekzekutua vetëm në fjalë, paratë ende bredhin në ajër. U bën fantazma të korrikut të harruar.

Punëtorët numërojnë ditët, ndërsa rrogat e tyre janë bërë poezi të shëmtuara burokracie. Ironi e zezë….. Pagat ekzistojnë në vendim por jo në xhepa. Ky nuk është menaxhim, kjo është mizori me kravatë. Veç një i çmendur mund ta quajë këtë situatë normale. Turp ju qoftë!”, shkroi ajo në profilins vet në Facebook.

Blerta Foniqi Kabashi, redaktore në RTK, e paralalizoi “bllokimin” si në paga me “bllokimin” e Kuvendit duke e njëjtësuar “bllokuesin”.

“52 ditë pa paga – gati sa përpjekjet e Kuvendit për t’u konstituuar. Në të dy rastet, bllokuesi është i njëjtë; nuk po e shpik unë, po e tregojnë praktikat e deritashme dhe Kushtetuesja. Gëzuar për ditë më të mira 🥂 From RTK with love 🫶”, shkroi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi
Lajme

Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

21/08/2025 - 16:20
Ura e re e Ibrit të quhet Avni Koshtova? Djali i dëshmorit: InshAllah do Zoti të vendoset ky emër dhe po përmbushet amaneti (VIDEO)
Lajme

E turpshme: Shteti ia ndali pensionin e dëshmorit familjes së heroit Avni Koshtova (VIDEO)

21/08/2025 - 15:46
Ura e re e Ibrit të quhet Avni Koshtova? Djali i dëshmorit: InshAllah do Zoti të vendoset ky emër dhe po përmbushet amaneti (VIDEO)
Kryesore

Ura e re e Ibrit të quhet Avni Koshtova? Djali i dëshmorit: InshAllah do Zoti të vendoset ky emër dhe po përmbushet amaneti (VIDEO)

21/08/2025 - 15:33
“Punë shkel e shko”, Tenderi milionësh i Totajt për kubëza ‘cilësie të lartë’ – pas tri vitesh, po ndërrohen sërish
Lajme

“Punë shkel e shko”, Tenderi milionësh i Totajt për kubëza ‘cilësie të lartë’ – pas tri vitesh, po ndërrohen sërish

21/08/2025 - 15:15
Genc Prelvukaj e cilëson Arian Tahirin si kandidatin më të kompletuar për Mitrovicën
Lajme

Genc Prelvukaj e cilëson Arian Tahirin si kandidatin më të kompletuar për Mitrovicën

21/08/2025 - 15:06
Biznesmeni i afërt me Kurtin s’di të ndalur, kap edhe një tender një-burimor prej rreth 200 mijë eurosh në AQP
Lajme

Biznesmeni i afërt me Kurtin s’di të ndalur, kap edhe një tender një-burimor prej rreth 200 mijë eurosh në AQP

21/08/2025 - 14:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë