Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po iu djeg, tash dihet kush është Vetëvendosje”, Qalaj i reagon VV-së për “bosin e drogës”

04/06/2025 - 22:56
në Lajme
A A
“Po iu djeg, tash dihet kush është Vetëvendosje”, Qalaj i reagon VV-së për “bosin e drogës”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të deputetit të VV-së, Armend Muja, lidhur me arrestimin e Shemsi Bahtirit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është arrestuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

Qalaj, në një prononcim për KlanKosova, tha se arrestimi i Bahtirit po i djeg Vetëvendosjes, prandaj po mundohen ta relativizojnë çështjen përmes deklaratave politike.

“Armend Muja është i njohur për deklarata që s’kanë kurrfarë kuptimi. Unë nuk kam përmendur shënime personale, por e di që personi në fjalë, i cili ka qenë jo vetëm aktivist, por aktivist i shquar i VV-së, është intervistuar në vitin 2019.

Në vend që t’i bëjnë thirrje Prokurorisë që hetimi të shkojë deri në fund, ata merren me deklarata që po iu djegin shumë”, tha Qalaj.Ai shtoi se hetimet për raste të tilla janë të ndërlikuara dhe kërkojnë kohë, duke shtuar se tashmë po shihet “kush është Vetëvendosja”.

“Hetimet për krim të organizuar zgjasin një kohë të gjatë, për shkak se kemi të bëjmë me trafikim ndërkombëtar të drogave. Opinioni tashmë e di kush është Lëvizja Vetëvendosje dhe si punojnë ata. Unë kam punuar gjatë në Polici, kam burimet e mia, njoh shumë persona, por prapë po them që çdo gjë që prek individë që janë pjesë e strukturave të VV-së, ata reagojnë në mënyra të tilla”, u shpreh ai.

Muja kishte ngritur dyshime për deklaratën e Qalajt, duke e pyetur se pse Bahtiri nuk ishte arrestuar në kohën kur ai ishte drejtor i Policisë, nëse hetimet kanë nisur që nga viti 2019.

Por, siç duket, deputeti i VV-së nuk e ka të qartë se çështjet penale nuk varen nga preferencat politike, por nga provat dhe zhvillimi i hetimeve nga koordinimi i institucioneve të rendit e drejtësisë.Në dosjen e siguruar nga KlanKosova.tv thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, përfshirë Shemsi Bahtirin dhe 21 të arrestuar të tjerë, kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar që operonte nga fillimi i vitit 2019 deri më 3 qershor 2025.

“Në periudhën kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më datën 03.06.2025, në Kosovë dhe shtete të tjera, me dashje dhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar dhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare për vete, në mënyrë aktive marrin pjesë në veprimtari kriminale të grupit të organizuar kriminal me qëllim të shitjes pa autorizim, shpërndarjes dhe transportimit të substancave të cilat janë shpallur me ligj si substanca psikotrope apo substanca analoge”, thuhet në një pjesë të dosjes së Prokurorisë.

Shemsi Bahtiri dhe shumica e të arrestuarve kanë të kaluar kriminale.

JU REKOMANDOJMË

Rënie në arsimin publik, rritje e interesimit për shkollat private në Kosovë
Lajme

Rënie në arsimin publik, rritje e interesimit për shkollat private në Kosovë

06/06/2025 - 12:07
Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim
Lajme

Haziri: Kriza politike merr fund veç me zgjedhje të reja, Kurti po ushtron trafikim politik

06/06/2025 - 11:24
Myftiu ia çel temën e bllokadës Kurtit në BIK: Desha t’i ftojë deputetët me pre nga një kurban, ndoshta ju shkon më mirë
Lajme

“Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

06/06/2025 - 11:21
Drejtori i Policisë viziton BIK-un për Kurban Bajram
Lajme

Drejtori i Policisë viziton BIK-un për Kurban Bajram

06/06/2025 - 11:16
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Lajme

Abdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram: Le të jetë kjo ditë reflektimi dhe solidaritet

06/06/2025 - 11:02
Krasniqi në urimin për Bajram: Mëshira dhe afërsia të na udhëheqin
Lajme

Krasniqi në urimin për Bajram: Mëshira dhe afërsia të na udhëheqin

06/06/2025 - 10:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1453 Shpërndaje
    Shpërndaje 581 Tweet 363
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë