Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil, ku një çift humbi jetën pasi automjeti i tyre ra nga një lartësi prej 400 metrash në një zonë të thepisur.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ngjarja ndodhi pas një feste, kur çifti ishte ndalur në një zonë të izoluar për të kaluar momente intime në makinë. Dyshohet se gjatë aktit, lëvizjet e pakontrolluara brenda automjetit kanë bërë që makina të humbasë stabilitetin dhe të rrëshqasë nga shpati.
Automjeti përfundoi në fund të greminës, ndërsa trupat e pajetë të çiftit u gjetën të flakur jashtë tij, raporton Klani.