Një përplasje e ashpër virtuale ka ndodhur së fundmi në Facebook midis analistit Agron Demi dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Gjithçka nisi me një koment ironik nga deputetja, e cila, duke reaguar ndaj qëndrimeve të Demit, i shkroi: “Qysh po ke kohë me nda mendime në Facebook?” – një koment që u interpretua si kritikë ndaj angazhimit të tij në rrjete sociale.
Por Demi nuk vonoi me një përgjigje po aq thumbuese: “Angazhimi i vetëm i saj tash e një muaj është me u nënshkru për meditje edhe me qu dorën një herë në 48 orë.”
Në mënyrë po ashtu të drejtpërdrejtë dhe të prerë, Saranda Bogujevci reagoi: “Kaq ke njohuri për punën e deputetes edhe kaq flet, që po përkon me atë se çfarë diskutuam më herët. Lirisht përmendma emrin, mos e bëj dert.”
Ky shkëmbim fjalësh nxjerr në pah jo vetëm tensionet mes figurave publike, por edhe debatet e vazhdueshme për rolin, angazhimin dhe llogaridhënien e deputetëve në Kosovë – një temë që shpesh ngjall reagime emocionale në publik, por edhe nevojën për qasje më transparente dhe të balancuar në diskursin publik.
