Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po përzihet Drenasi”: Lladrovci ‘ultimatum’ Krasniqit, po planifikon parti të re për zgjedhje nacionale

30/10/2025 - 17:24
në Kryesore, Lajme
A A
“Po përzihet Drenasi”: Lladrovci ‘ultimatum’ Krasniqit, po planifikon parti të re për zgjedhje nacionale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ramiz Lladrovci dhe Partia Demokratike e Kosovës duket se shumë shpejt do t`i ndajnë rrugët përfundimisht. Kjo pasi i pari i Drenasit po planifikon formimin e një subjekti politik për zgjedhje e ardhshme nacionale.

Paralajmërimet e fundit të Ramiz Lladrovcit se me PDK-në do të ketë “beteja te reja”, shumë shpejt do të bëhen realiteti.

Kryetari i Drenasit po planifikon formimin e një subjekte të ri politik për zgjedhjet e reja, duke u ndarë përfundimisht nga PDK-ja.

Burimet e gaztës Nacionale kanë bërë me dije se Lladrovici ka filluar të ndërtojë një listë të kandidatëve për deputetë, me të cilën po synon të garojë në zgjedhje e ardhshme nacionale, të cilët pritet të mbahet brenda këtij viti.

Të njëjta burime i kanë thënë gazetës se për të mos e bërë këtë, LLadrovci ia ka paraqitur disa kushtet lidershipit të PDK-së.

Njëra ndër këto kushte është që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, të jap dorëheqje deri ë 10 nëntor.

Gazeta Nacionale i ka parë disa emrat për të cilët Lladrovci po pretendon se do t`i ketë në listë.

Ata janë figura të njohur politike dhe ushtarake në vend. Disa prej tyre më herët kanë qenë në politike e disa nuk kanë qenë.

Gazeta e ka kontaktuar njërin prej këtyre figurave, duke e pyetur nëse do t`i bashkohet kësaj liste, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Nacionale ka tentuar ta kontaktoi edhe Ramiz Lladrovcit për këtë çështje, por i pari i Drenasit nuk është përgjigjur në telefon.

Nëse Krasniqi i pranon kushtet dhe hapa gara për zgjedhje të brendshme, sipas këtij burimi, Lladrovci ëshët zotuar se emrat e listës së tij do t`i bashkohet PDK-së.

Nga fitorja në Drenas, më 12 tetor, Lladrovci vazhdimisht ka dërguar mesazhe në drejtim të krerëve të PDK-së.

Më 28 tetor, ai ka dhënë një paralajmërim të ashpër për PDK-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”.

“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore!”, ka shkruar ai.

Kurse, në një intervistë për “Pressing”, Lladrovci kushte thënë se përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Kryesia e PDKK-së murr një vendim të hidhur, sepse nuk munen me mujt një kamion me një bedel edhe me u lshu krejt kryesia…. Në qoftë se kryetari i PDK thotë se nuk ka nevojë për strukturën e kryetarit të Lladrovcit me na ndihmu në asnjë komunë, unë me zor kërkujna smujna me i shku, por përgjegjësia e dytë vjen edhe një herë mbi të”, ka thënë Lladrovci.

Kurse, kur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është pyetur nëse ka vend më në PDK për Lladrovcin, ai nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë.

“Zoti Lladrovci nuk është përjashtuar, ka dalë vet”, ka thënë Krasniqi gjatë një interviste në “Rubikon”.

Gjatë verës, Ramiz Lladrovci ka formuar një subjekt të ri politik të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl), më të cilin i ka fituar garën për kryetar të Drenasit më 12 tetor.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi Kryesia e PDK-së kishin vendosur që kandidat për kryetar të Drenasit të zgjedhin Petrit Hajdarin dhe jo Lladrovcin.

JU REKOMANDOJMË

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Elektorati e braktisi Nismën, vota shkoi te PDK-ja dhe partitë e tjera

29/12/2025 - 15:50
Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re
Lajme

Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

29/12/2025 - 15:33
Spiropali uron Kosovën dhe Kurtin: Ecim krah për krah, me një zemër dhe një zë
Lajme

Spiropali uron Kosovën dhe Kurtin: Ecim krah për krah, me një zemër dhe një zë

29/12/2025 - 15:25
‘Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit’
Kryesore

Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti

29/12/2025 - 15:18
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Kryesore

Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve

29/12/2025 - 15:12
“Zhbllokojini mjetet vetanake të komunave ose s’votojmë”, LDK e kushtëzon Qeverinë për votimin e projektligjeve
Lajme

Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

29/12/2025 - 15:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vjen reagimi i parë nga Nisma pas rezultatit të djeshëm: Ky nuk është fundi i rrugës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë