Një person ka vdekur në QKUK teksa ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të marra në vendin e punës.
I ndjeri, me datën 3 tetor, ishte rrëzuar nga një lartësi teksa po punonte në një kompani ndërtimi, shkruan IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
”HETIM I VDEKJES/ Shtime / 10.10.2025 – 23:25. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima m/k, i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuar pasi më 03.10.2025 ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raportin e policisë.