Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Polici i arrestuar në mesin e katër personave në poligonin Dreni Ing, nuk ka leje nga Policia për punë dytësore

25/02/2026 - 18:43
në Lajme
A A
Polici i arrestuar në mesin e katër personave në poligonin Dreni Ing, nuk ka leje nga Policia për punë dytësore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Në mesin e personave të arrestuar me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në poligonin Dreni Ing në Prizren, është dhe zyrtari i Stacionit Policor në Prizren, Halil Nezaj.

Zyrtari policor Nezaj është ndaluar mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Betimi për Drejtësi” i është adresuar me pyetje Drejtorisë Rajonale të Prizrenit më 23 shkurt, duke kërkuar informacione për disa zyrtarë policorë nëse posedojnë leje për punë dytësore.

Mirëpo, Nezaj bazuar në përgjigjen e Drejtorisë, nuk ka leje nga Policia e Kosovës, ndonëse kishte më parë, ajo tashmë i ka skaduar.

“Policët H.N .. kanë pasur leje për punë dytësore, mirëpo lejet e tyre tashmë kanë skaduar”, thuhet në përgjigjen e togerit Shaqir Bytyqi.

Ndryshe, Nezaj në bisedë e sipër me personin e infiltruar nga “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 550 euro, për t’i mundësuar pajisjen me leje për armë pa marrë pjesë në testin me shkrim dhe atë praktikë.

“Personi i infiltruar: E çdo muaj ka a?
Poligoni: Një herë në muaj ka.

Personi i infiltruar: 550 euro kushton a?
Poligoni: Po thom, ndrysh s’muj, duhet pak ma shumë me ju dhanë me bo diçka.

Personi i infiltruar: A e kryn?
Poligoni: Po po thom që 99 për qind e kryj..”, ishte shprehur mes të tjerash ai.

I njëjti rezulton të ketë qenë pjesë edhe e hetimit bashkë me tre punëtorë të tjerë të poligonit Dreni Ing, të cilin po e zhvillonte Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Ai bashkë me tre punëtorë të tjerë të poligonit “Dreni Ing”, dyshohen se i mundësuan një personi pajisjen me certifikatën për testimin praktik me armë, pa qenë fare prezent.

Përveç tyre, në aksionin e 19 janarit, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte lëshuar aktvendim edhe për arrestimin e 4 personave të tjerë, në mesin e tyre 2 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët i kishin mundësuar pajisjen me leje për armë përkundër se personi nuk kishte qenë pjesë e testit me shkrim.

Zyrtari policor Nezaj bashkë me dy të tjerë janë arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, ndërsa personi i katërt është arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Lumir Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin Kosovë–Shqipëri për integrimet euroatlantike

Lumir Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin Kosovë–Shqipëri për integrimet euroatlantike
25/02/2026 - 19:29

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zhvilluar sot një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Në takim...

Më shumëDetails

Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare

Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
25/02/2026 - 19:17

Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin Aurel Kaziu, pasi u kap së bashku me 2 të tjerë duke tentuar të...

Më shumëDetails

Hamza pret në takim Spiropalin: Faleminderit qeverisë shqiptare që e ka ngritur zërin kundër padrejtësive në Hagë

Hamza pret në takim Spiropalin: Faleminderit qeverisë shqiptare që e ka ngritur zërin kundër padrejtësive në Hagë
25/02/2026 - 19:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me kryediplomaten e Shqipërisë, gjatë së cilit është folur për mbështetjen e vazhdueshme që...

Më shumëDetails

Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbrojtje me SHBA-në forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës

Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbrojtje me SHBA-në forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës
25/02/2026 - 18:35

Në kuadër të takimeve me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci...

Më shumëDetails

“Jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, Murat Jashari përveçse e refuzoi postin e Presidentit, dërgoi edhe mesazh

Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon të gjithë shqiptarëve
25/02/2026 - 18:17

“Ka konsensus (pajtim të përgjithshëm) që për president të vjen dikush nga familja e nderuar Jashari”, tha sot i dyti i qeverisë, kryediplomati Glauk Konjufca. Pra, Murat Jashari...

Më shumëDetails

Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon të gjithë shqiptarëve

Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon të gjithë shqiptarëve
25/02/2026 - 18:06

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nëse një emër nga familja e heroit kombëtar Adem Jashari do të propozohej për president të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Ajvaz Muzaqi

    Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    850 Shpërndaje
    Shpërndaje 340 Tweet 213

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë