Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë patrulluese, në bashkëpunim me trupat e KFOR-it, kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila.
Rasti është evidentuar në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq.
Menjëherë pas raportimit, njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurave hetimore në lidhje me rastin.
“Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit.
Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.















