Në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës është zhvilluar një garë miqësore në mes të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe trupave të KFOR-it amerikan.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aktivitet sportiv morën pjesë dy ekipe me nga pesë lojtarë secili, të cilët matën forcat në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Policia ka falënderuar KFOR-in amerikan për pjesëmarrjen, si dhe Federatën e Shahut për kontributin në organizimin e garës.