Taksistët në Mitrovicë po bllokojnë vazhdimisht stacionin kryesor të qytetit, shkruan Veriu.info.
Qytetarët e Mitrovicës po përballen me një situatë të përhershme ku taksistët zënë vendin e rezervuar për autobusët, duke bllokuar hyrjen dhe daljen e tyre nga vendstacioni kryesor i qytetit.
Pavarësisht ankesave të përsëritura nga udhëtarët, autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa për të parandaluar bllokimin e vendstacionit./Veriu.info