
Policia e Kosovës ka kryer bastisje të premten në Prizren, në një pronë të disa peronave.
Bazuar në njoftimin e Policisë, gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole.
Nga ky aksion, në pranga të Policisë përfunduan pesë persona, ku njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, derisa katër të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.