Policia në Kaçanik ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasme ka gjetur tri qese najloni me marihuanë, me peshë 53.02 gramë.
“Me daten 22.03.2025, rreth orës 17:00 në rrugën “Doganaj” në Kaçanik, një patrullë policore e stacionit policor në Kaçanik ka ndaluar një veturë të tipit VË Golf me targa vendore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës, nën ulëset e pasme kanë gjetur tre qese najloni që përmbanin disa paketime të vogla me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me një peshë totale prej 53.02 gramësh.”
19 vjeçari është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet. I dyshuari, një mashkull kosovar 19-vjeçar, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.”