Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër të llojit pistoletë dhe 30 fishekë.
I dyshuar, A.K. 18 vjecar, është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Policia në Vushtrri konfiskon një armë
Vushtrri, 22 dhjetor 2024
Rreth orës 02:30 të datës 22 dhjetor 2024, policia në Vushtrri ndaloi një automjet dhe, gjatë kontrollit, gjeti një armë tytë-shkurtër të llojit pistoletë dhe 30 fishekë.
Personi i dyshuar, A.K., 18 vjeç, u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
Arma dhe fishekët u konfiskuan si prova materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.”