Në 24 orët e fundit, policia në Mitrovicë dhe Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Në rastin e parë, njësia policore ne Vushtrri, nga i dyshuari kanë konfiskuar një pushkë gjuetie me pesëmbëdhjetë (15) fishek, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë te rregullt.
Ndërsa në rastin e dytë Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona te dyshuar nga te cilët është konfiskuar një armë tytë gjatë, pasi te nijetit dyshohen se kanë përdorur armen duke shtënë ne ajër .Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës”