Policia e Kosovës njofton se sot në veri, ka kryer një bastisje, ku ka gjetur armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe pajisje tjera të dyshimta.Kontrolle janë realizuar në rrugën “Kollashini” në qytetin e Mitrovicës Veriore, në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj.
Dëshmitë e gjetur dhe të konfiskuar janë:
• Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
• Një (1) karikator i revoles
• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
• Një (1) Radiolidhje
• Një (1) kamerë vëzhgimi,
• Një (1) Divijar,
• Një (1) vulë metalike dhe
• Një (1) Letërnjoftim“Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet”, thuhet në njoftim.