Gjatë ditës së sotme hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila ishte raportuar një javë më parë.
Më tutje bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara.
Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim policor, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 (dyzet e pesë) njësor uji.
Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit të moshës së mitur, me aktvendim të Prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.













