Një incident ka ndodhur së fundmi në Skenderaj, ku një poster i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është djegur.
Sipas zyrtarëve të LVV-së, posteri i Kurtit është djegur me benzinë. Të njëjtit kanë publikuar edhe video ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit.
Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiti.