Një pjesëtare e Policisë së Kosovës është kërcënuar para disa ditësh nga një shtetase e Shqipërisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur përmes rrjeteve sociale.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Vushtrri 25.03.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare, pjesëtare e PK-së, ka njoftuar se përmes rrjetit social nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, fyese e denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar, është njoftuar prokurori.” – thuhet në raportin e Policisë.