Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Politika sërish në duart e Gjykatës – VV’së s’i pranohet konstituimi, Srpska çoi rast në Kushtetuese, Osmani po analizon

02/09/2025 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
Politika sërish në duart e Gjykatës – VV’së s’i pranohet konstituimi, Srpska çoi rast  në Kushtetuese, Osmani po analizon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të martën e javës së kaluar, më saktësisht me 26 gusht, procesi i konstituimit të Kuvendit, i bllokuar prej muajsh, filloi të zhbllokohej. Kjo pasi që kryetari dhe disa nga nënkryetarët e këtij institucioni u zgjodhën. Por, telashe të reja u krijuan lidhur me njërin nga nënkryetarët, atë serb. Kjo sepse ky i fundit nuk arriti të zgjidhej. Votimi për të, edhe pse nga shumica thuhet se duhej të bëhej në pako, me vendim të kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, u procedua ndaras nga zgjedhja e nënkryetarit tjetër nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Si i tillë, ky proces filloi të realizohej me short. Kjo u kundërshtua nga Lista Srpska. Kësisoj, të enjten dhe të shtunën, emrat e deputetëve serbë u hodhën në votim me short, ku asnjëri prej tyre, përfshirë këtu edhe Nenad Rashiqin, i cili pati përkrahjen e VV-së, s’morën votat e nevojshme.

Për këtë, Lista Serbe njoftoi me 30 gusht se është ankuar në Kushtetuese pikërisht kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

Nga kjo parti u tha se kanë dorëzuar ankesë “për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit në Prishtinë. Parimet kushtetuese dhe demokratike janë cenuar rëndë, ndërsa popullit serb i është pamundësuar ushtrimi i të drejtave të tij të garantuara”.

Për këtë janë deklaruar edhe nga kjo gjykatë, nga ku është konfirmuar se kanë pranuar kërkesën e Listës Serbe, por pa dhënë më shumë detaje.

Rreth kësaj ka pasur reagime nga njohës të fushës, të cilët në esencës të deklarimve të tyre, kanë thënë se votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë duhet të bëhet pako, njësoj si nënkryetarët e tjerë.

Por, ky veprim i Bashës me ndarjen e votimit për komunitetet jo shumicës, s’është veprimi i vetëm i kontestuar.

Të shtunën e 30 gushtit, pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit, Basha e shpalli të konstituar parlamentin, duke thënë mes tjerash se ‘‘Kuvendi duhet të vazhdojë punën siç parashihet me Kushtetutë’’.

Edhe ndaj këtij veprimi të Bashës pati reagime kundërshtuese. Njohësit e fushës konstatuan se kuvendi pranohet i konstituar kur zgjidhen të pesë nënkryetarët.

‘‘Zgjedhja e Kryetarit dhe e pesë nënkryetarëve të Kuvendit është e paraparë në të njëjtin nen të Kushtetutës (neni 67.1). Këto dy akte nuk mund të ndahen mes vete, pasi vetëm me zgjedhjen e Kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve Kuvendi konsiderohet i konstituar’’, ka thënë mes tjerash Albert Krasniqi nga D+.

Qëndrim të njëjtë ka pasur edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Edhe ky i fundit ka theksuar se ‘‘Nuk ka Kuvend të konstituuar pa zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve’’.

Pavarësisht gjithë këtyre, VV-ja ka vazhduar me qasjen e njëjtë.

Albulena Haxhiu, që tashmë është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit, ka bërë të ditur se ata po presin hapat drejt themelimit të qeverisë, duke njoftuar edhe se shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm do ta votojnë mandatarin e tyre për kryeministër, dhe se presin nga presidentja Vjosa Osmani që ‘’të veprojë në emër të funksionimit demokratik’’.

“Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani e mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajnë mbledhjen të jashtëzakonshme dhe të shpejtë, për shkak të rrethanave që jemi”, u shpreh Haxhiu.

Edhe ky qëndrim i VV-së është kundërshtuar nga njohës të çështjeve. Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka thënë për Gazetën Express, se Osmani nuk do të duhej ta ndërmerrte ndonjë hap që do ta kalonte situatën te zgjedhje e qeverisë.

Ai ka deklaruar se Presidentja ‘‘nuk do të duhej ta aktivizonte asnjë kompetencë, e aq më pak të ndërmarrë ndonjë hap për dekretimin e kandidatit për kryeministër nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se ka aktgjykime që theksojnë qartë se Kuvendi nuk konstituohet pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët’’.

Për këtë çështje ka pasur deklarim edhe nga vetë ky institucion. Nga Presidenca është bërë e ditur se lidhur me shpalljen e konstituimit të Kuvendit, janë duke u bërë analiza nga ekipi ligjor i Osmanit.

‘‘Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës’’, thuhet në postimin e Presidencës, pas takimit që Osmani ka pasur me Bashën.

Përveç këtij takimit të djeshëm me Osmanin, Basha e kishte edhe një takim tjetër. Atë me kryesinë e re të kuvendit, edhe pse ende jo të plotë.

Këtë mbledhje Basha e kishte thirr të shtunën pasi e mbylli seancën. Por, edhe pse ftesa ishte për të gjithë nënkryetarët e zgjedhur, Bashës në takim i shkuan vetëm Albulena Haxhiu si nënkryetare, dhe Emilija Rexhepi nënkryetare nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Partitë e tjera që patën ftesë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, qysh të shtunën refuzuan ftesën e Bashës.

Nga të dyja këto parti, u deklarua se Kuvendi pavarësisht asaj çfarë kishte deklaruar Basha, s’ishte konstituar. Të njëjtat e cilësuan ftesën e Bashës si të ‘‘pakuptimtë’, dhe duke thënë se ata s’marrin pjesë në ‘‘çmenduri të tilla”.

Ndryshe, gjatë kësaj kohe krize politike, VV-së i janë kontestuar veprimet e saj edhe në raste të tjera në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, kjo parti ka pasur kritika nga njohës të fushës edhe më herët. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)
15/03/2026 - 21:54

Gjatë vitit 2025 në Kosovë kanë vdekur 32 punëtorë në vendin e punëtorë. Kjo është një statistikë e frikshme, e cila pohohet nga kryetari i Sindikatës së Pavarur...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?
15/03/2026 - 21:41

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po ndjejnë sërish padrejtësinë që po ua bën Kosova. Me Ligjin për të huajt, serbëve u mundësohet pajisja me leje të përkohshme qëndrimi...

Më shumëDetails

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Reshjet e dendura në rajon, a rrezikohet Kosova nga përmbytjet? Ja çfarë thonë nga IHMK
15/03/2026 - 21:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë parashihen reshje, ku...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 20:49

Zotëria i Parë i Kosovës do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Global “Fostering the Future Together”. Zotëria i Parë i Republikës e Kosovës, Prindon Sadriu,...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
15/03/2026 - 20:38

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën politike në vend, duke paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale dhe rrezik për destabilizim të rendit...

Më shumëDetails

Andin Hoti takohet me Lulzim Jasharin: Asnjë fuqi nuk mund ta shuajë dashurinë e shqiptarëve për liri

Andin Hoti takohet me Lulzim Jasharin: Asnjë fuqi nuk mund ta shuajë dashurinë e shqiptarëve për liri
15/03/2026 - 20:11

Andin Hoti është takuar me djalin e komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimin. Ai ka postuar një foto me të, teksa ka shkruar: “Nuk ka pushtues, kriminel apo fuqi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë