Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog

18/01/2025 - 21:27
në Kryesore, Lajme
A A
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.

Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për të bërë kompromise, ashtu siç po kërkojnë lehtësuesit e dialogut.

Mirëpo me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet që dialogu te këtë një dinamike të re.

Kështu thotë politikani gjerman, Lars Patrick Berg, i cili gjithashtu i ka bërë thirrje palëve që të bëjnë më shumë në këtë proces.

“Si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme shumë gjera kanë ndryshuar në aspektin gjeopolitik. Këto janë disa nga arsyet që komuniteti ndërkombëtar ka zhvendosur vëmendjen nga problemet mes Kosovës dhe Serbisë. Konsideroj se është shumë e rëndësishme të rikthehet fokusi tek këto dyja shtete që të lëvizin përpara drejt familjes evropiane. Me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump besoj se do të shohim më shumë progres në Uashington dhe në Bruksel për çështjen e dialogut”, tha Patrick Berg.

Ish-deputeti gjerman në parlamentin evropian shprehet i bindur se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan nëse Kosova dhe Serbia nuk i normalizojnë raportet me njëra-tjetrën.

“Gjermania ka qenë e përfshirë për një kohë të gjatë në rajon. Gjermania është shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve të saj. Qeveria e ardhshme gjermane duhet ta vë si prioritet çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në atë mënyrë që të arrihet paqja dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pa u zgjidhur kjo nyje nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan”, tha ai.

E pavarësisht problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet BE-ja, politikani gjerman që vjen nga partia “Aleanca për Gjermanin”, thotë se Kosova nuk duhet të ndalet drejt qëllimit final për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

Paralelisht ai pret që Kosova të anëtarësohet një ditë edhe në NATO.

“Është e vërtetë që momentalisht Bashkimi Evropian po përballet me shumë sfida dhe probleme. Megjithatë siç e ka dëshmuar edhe në të kaluarën BE-ja do t’i tejkaloj këto sfida dhe do të mbijetoj. Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s, unë jam i bindur se do t’i arrijë këto qëllime në të ardhmen”, tha politikani gjerman. Për vazhdimin e dialogut, kryeministri i vendit Albin Kurti, në disa raste ka kërkuar nga Serbia që ta dorëzojë Millan Radoiçiqin, i cili ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit, si dhe nga Vuçiqi që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë. /Tëvë1

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!
Kryesore

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

14/06/2025 - 01:24
Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)
Lajme

Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)

14/06/2025 - 01:18
Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri
Lajme

Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri

14/06/2025 - 01:15
Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë
Kryesore

Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë

14/06/2025 - 01:12
Lajme

Vazhdon kundërpërgjigja e Iranit, shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

14/06/2025 - 01:02
Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj
Ekonomi

Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj

13/06/2025 - 23:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

    Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Irani mohon se ka lëshuar dronë drejt Izraelit, ndërsa një zyrtar izraelit thotë se i kanë kapur disa mbi Siri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë