Ashtu siç shkoi me avion qeveritar në Izrael në relacionin Banja LlUKË –Beograd-Tel Aviv, të martën- u kthye të premten.
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, që mediat boshnjake thanë se besohet se ndodhet në kryeqytetin serb, po thotë se fare nuk i intereson çka po ndodh me një kërkesë që organet shtetërore të Sarajevës, i bënë Interpolit.
Kësaj organizate, i është kërkuar që për Dodikun dhe një zyrtarë tjetër të lartë të RS-ës, të lëshohet fletëarrest, pasi që ata nuk po dorëzohen ; Marrë parasysh urdhrin qendror që Prokuroria për arrestim të Dodik, kryeparlamentarit Nenad Stevandiq, e kryeministrit të entitetit, Radovan Vishkoviq.
Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kanë kërkuar nga Interpoli, që mos të lëshojnë ndonjë flet-rreshtim kërkues për mikun e tij Dodik dhe dy të tjetër.
Ky madje e parashikoi një sic tha “situatë” katastrofale, nëse ndodh arrestimi sipas kërkesës së autoriteteve qendrore boshnjake, i kryetarit të RS-së./Klankosova