Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Popull pa shtet”: Mehmetaj alarmon për kërcënimet ndaj sinjalizueses Makfirete Dibranit dhe ngecjen e hetimeve për “Ambalazhuesit e Ujit”

22/09/2025 - 19:42
në Lajme
A A
“Popull pa shtet”: Mehmetaj alarmon për kërcënimet ndaj sinjalizueses Makfirete Dibranit dhe ngecjen e hetimeve për “Ambalazhuesit e Ujit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Lirim Mehmetaj ku ngritur alarmin për sigurinë e sinjalizueses Makfirete Dibrani dhe për ngecjen e hetimeve në rastin e dyshuar për keqpërdorime multimilionëshe me “Ambalazhuesit e Ujit”.

Dibrani u vlerësua vitin e kaluar me Çmimin për Guxim Qytetar, pasi njoftoi organet e drejtësisë dhe mediat për dyshimet mbi keqpërdorime të mëdha financiare në sektorin e ambalazhimit të ujit.

Mehmetaj tha se Dibrani po përballet me një seri kërcënimesh dhe frikësimesh, teksa kritikoi institucionet e drejtësisë se nuk i ofruan mbrojtje të mjaftueshme.: “Makfiretes kërcënimet nuk po i ndalen. Para një kohe, ajo në tarracën e banesës së saj gjeti një predhë plumbi. Derisa para pak ditësh, dikush e thirri me numër në Viber dhe i tha se s’do ta lëshojë të gjallë.”

“Sot, kriminelët që i denoncoi Makfiretja i shoh gjithë ditën duke lëvizur të lirë nëpër Prishtinë, kurse zonja Makfirete po e ka të vështirë të dal nga banesa e saj e natën nuk fle dot, sepse dëgjon hapa vazhdimisht e trokitje në derën e banesës së saj. Ajo për të gjitha e ka njoftuar policinë, por policia deri më tani pak ka bërë. Paramendojeni, përkundër të gjitha provave të dorëzuara, ata nuk i kanë siguruar akoma as mbrojte të afërt.”

Gazetari Mehmetaj bëri të ditur se hetimet për rastin “Ambalazhuesit e Ujit” kanë ngecur dhe aktakuza ende nuk është ngritur, me arsyetimin se “hetimet po vazhdojnë”. Ai kritikoi edhe prokuroren e rastit, duke ngritur dyshime për profesionalizmin dhe pavarësinë e hetimit.

“Në anën tjetër, prokurorja e rastit të Ambalazhuesve ose është shitur te ata që po i heton, ose është totalisht e paaftë për ta përfunduar hetimin tashmë, meqë faktet i ka të gjitha, të konfirmuara në çdo anë. Jam krejtësisht i thyer për shkak të gjendjes që e ka sot Makfirete Dibrani. Ajo në vend që të lëvizte krenarisht nëpër qytetin e saj, i duhet të mbyllet në banesë. Ky s’është shtet. Kjo s’është shoqëri. Makfirete na fal.”

JU REKOMANDOJMË

Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez
Lajme

Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez

22/09/2025 - 23:06
Ferit Idrizi merr mbështetje të fuqishme në familjen Krasniqi në Maxhunaj
Lajme

Ferit Idrizi merr mbështetje të fuqishme në familjen Krasniqi në Maxhunaj

22/09/2025 - 22:49
Ekskluzive: Aktvendimi i Gjykatës për lirimin e Emin Gerbeshi, ishte arrestuar nën dyshimin për detyrim
Kryesore

Ekskluzive: Aktvendimi i Gjykatës për lirimin e Emin Gerbeshi, ishte arrestuar nën dyshimin për detyrim

22/09/2025 - 22:19
Ekskluzive: Gjykata e liron Emin Gerbeshin, u arrestua nën dyshimin për detyrim
Kryesore

Ekskluzive: Gjykata e liron Emin Gerbeshin, u arrestua nën dyshimin për detyrim

22/09/2025 - 22:01
Valon Syla kritikon fushatën e Ramës: Dobët, shumë dobët. Sytë pare pi qesin
Lajme

Valon Syla kritikon fushatën e Ramës: Dobët, shumë dobët. Sytë pare pi qesin

22/09/2025 - 21:54
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta, tregues i forcës së institucioneve
Kryesore

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta, tregues i forcës së institucioneve

22/09/2025 - 21:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamjet në foto: Kallxo.com

    Ekskluzive: Këta janë 4 anëtarët e familjes Gerbeshit që sot u arrestuan nga policia (Emrat)

    394 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Krejt çka u sekuestrua në familjen Gërbeshi në Vushtrri: Armë, fishekë, telefona e dokumente

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekskluzive: Gjykata e liron Emin Gerbeshin, u arrestua nën dyshimin për detyrim

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Arrijnë në gjykatë 4 anëtarët e familjes Gerbeshi, prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit (Pamje)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nuk përmbahet Melinda Ademi, publikon pamje intime me të fejuarin e saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë