Kisha Ortodokse ka njoftuar se patriarku serb Porfirije u ka dërguar sot një letër krerëve të disa shteteve si SHBA’së, Rusisë, Francë, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar e kreut të Vatikanit, në të cilën është ankuar për dy Ligjet e reja që Kosova do të implementojë nga data 15 mars, atë për automjetet dhe për të huajt. Porfirije ka bërë thirrje ndaj të njëjtëve që të parandalojnë zbatimin e këtij Ligji.
Sipas Porfirije këto ligj do t’i prekin ata që punojnë në universitetin paralel të Mitrovicës, shkollat e tjera më të ulëta dhe sistemin shëndetësor.
“Zbatimi i këtij ligji do të thoshte që serbët do të humbisnin mundësinë për të marrë arsim dhe trajtim, dhe punonjësit në arsim dhe kujdes shëndetësor do të humbisnin vendet e tyre të punës, gjë që do të çonte në një largim edhe më masiv, nëse jo përfundimtar, të serbëve ortodoksë nga ky vend shekullor i krishterë, ku, deri më sot, ka rreth 1,300 kisha, manastire dhe vende të tjera të shenjta ortodokse të krishtera, të shkatërruara më parë”, thuhet në letër.













