Cristiano Ronaldo mbeti i trullosur dhe me hundë të gjakosur pas një përplasjeje gjatë ndeshjes të Portugalisë me Republikën Çeke të shtunën.
Sulmuesit veteran i është dhënë kujdes mjekësor pas incidentit.
Ronaldo në tentim për të goditur topin, portieri çek, Tomas Vaclik, e godet aksidentalisht duke u munduar ta kap topin.
Ai u shfaq i trullosur teksa ishte ulur në fushë ndërsa shokët e skuadrës kontrollonin shëndetin e tij.
Ekipi mjekësor më pas e dërgoi sulmuesin legjendar në anën tjetër të fushës për të pastruar gjakun, pasi lojtarët nuk mund të luajnë me fanellën e njollosur me gjak.
Ronado më pas vazhdoi ndeshjen pa problem.












