Sipas rezultateve preliminae të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, Socialdemokracia , Nisma Socialdemokrate ka marrë rreth 1.7% të votave elektorale.
Lidhur me këtë është deklaruar për FrontOnline Xhevdet Pozhari, analist politik, sipas të cilit elektorati i NISMËS tashmë ka bërë zgjedhjen e tij, duke u orientuar drejt PDK-së dhe partive të tjera, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e Nismës. Ai thotë se ky realitet e ka determinuar edhe vazhdimin e rrugës politike të kësaj partie në skenën politike.
‘’Unë mendoj se tashmë elektorati ka shku me PDK-në dhe partitë e tjera kështu që kjo e ka determinuar edhe vazhdimin e rrugës për këtë parti’’, tha Pozhari për FrontOnline.











