Pozhari tha se nuk përjashtohet mundësia që kësaj radhe të kemi dy kandidat serioz dhe jo të improvizohet si në rastet kur janë zgjedhur Presidentë në të kaluarën.
“Zonja Osmani e ka shprehur interesimin e saj që të ketë edhe një mandat dhe sigurisht që rizgjedhja e saj do të varej në marrëveshje me partitë e tjera. Përderisa LVV-ja ka thënë se është e gatshme të bashkëbisedojë me partitë e tjera kur të vie koha e këtij hapi por të zgjehdur Presidentin ose për të rizgjedhur Presidenten, kjo në masë të madhe varet nga qëndrimi i të tjerëve, respektivisht në këtë rast LDK-ja ka një qëndrim ku thotë “Preferojmë që të jetë një figurë unifikuese që s’do të ketë afërsi partiake me askënd’. Se si do të rrjedhin gjërat tutje në masë të madhe do të varet nga vullneti politik i të gjitha partive, po ajo që mbetet e qartë se asnjëra prej tyre nuk është më që i shesh zgjedhjet si zgjidhje. Në këtë këndëveshtrim zonja Osmani nëse arrin të bindë edhe partitë e tjera ndoshta mundet të jetë Presidente për herë të dytë megjithatë nuk përjashtohet mundësia kësaj radhe që të kemi dy kandidat serioz dhe jo të improvizojmë si në rastet kur janë zgjedhur Presidentët ne te kaluarën dhe të jetë një garë reale mes dy kandidatëve” deklaroi analisti politik, Xhevdet Pozhari.
Ndërsa sa i përket përkrahjes së mundshme të Albin Kurtit për Vjosa Osmani tha se është herët të flitet pasi vendi paraprakisht duhet të ketë institucione.
“Sa i përket mbështetjes së Kurtit për Osmanin është herët të flitet sepse shumë pak varet nga mbështetja e njërës ose tjetrës parti, mbi të gjitha duhet të kemi institucione” tha Xhevdet pozhari për dokumentarin ‘Expose’












