Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pozitë e opozitë i thonë “po” zgjedhjeve të reja, po presin vendimin e Kushtetueses

29/07/2025 - 08:19
në Kryesore, Lajme
A A
Pozitë e opozitë i thonë “po” zgjedhjeve të reja, po presin vendimin e Kushtetueses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 27 korrik ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri më 8 gusht.

Një ditë më herët, më 26 korrik në mbrëmje ka dështuar përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit.

Ishin plot 54 tentime për ta bërë një gjë të tillë, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit.

Vendimi i Kushtetutës ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin çdo hap drejt formimit të legjislaturës së re deri më 8 gusht. Kjo masë erdhi si pasojë e skadimit të afatit 30-ditor që përfundoi më 26 korrik, brenda të cilit duhej të formohej Kuvendi i ri i Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Salih Zyba, ka folur lidhur me hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zyba deklaroi se zgjedhjet nuk përjashtohen si mundësi, por thotë se ato duhet të jenë hap i fundit, pas shterimit të të gjitha procedurave ligjore dhe kushtetuese.

“Duhet të shfrytëzohet çdo mundësi obligim ligjor e Kushtetues, jemi në fazën e komenteve dhe interpretimeve të ligjeve dhe Kushtetutës, pa u konsumuar këto, ne nuk i përjashtojmë zgjedhjet por pa u konsumuar këto edhe shkuarja në zgjedhje len brenga e shqetësim tek dikush”, u shpreh Zyba për Front Online.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka deklaruar për “Front Online” se PDK nuk do të nxjerrë qëndrime zyrtare lidhur me situatën politike derisa të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Deri të del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk e di çka mund të ndodh. Kur të del, mund të dalim me deklarata”, tha shkurt Demaku.

Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur për “Front Online” se partia e tij është në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me hapat e mëtejshëm politikë.

Zogaj thotë se pas 8 gushtit do të jetë rruga më e qartë.

“Po presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të sqarojë pyetjet që kemi shtruar ne si LDK. Besoj, pas datës 8 gusht do ta kemi më të qartë rrugën përpara”, u shpreh Zogaj.

Lahi Brahimaj, deputeti i AAK-së thotë për “Front Online” se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është kyç për të përcaktuar rrugën politike në Kosovë.

“Varet nga vendimi i Kushtetutës, do të respektohet në plotni vendimi nga AAK cilido që është ai”, u shpreh ai.

Brahimaj kritikon mungesën e angazhimit nga LVV në Kuvend dhe paralajmëron se nëse nuk arrihet kompromis, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë.

“LVV tentoi kinse po bënë diçka por në asnjë seancë nuk kanë qenë komplet deputetet e LVV kanë munguar që nuk kanë qenë të interesuar ta bëjnë Kuvendin. Nëse Kurti nuk është i gatshëm të bëjë ndonjë kompromis më mirë të shkojmë të zgjedhje se sa me e mbajt vendin peng”, tha Brahimaj për Front Online.

JU REKOMANDOJMË

Njëri nga zhytësit që e gjeti 33-vjeçarin në Ujman është Besart Kasumi, djali i zhytësit të njohur Ismail Kasumi
Lajme

Njëri nga zhytësit që e gjeti 33-vjeçarin në Ujman është Besart Kasumi, djali i zhytësit të njohur Ismail Kasumi

29/07/2025 - 18:00
Trupi i 33-vjeçarit gjendet në Ujman – familjarët shpërthejnë në lot
Lajme

Trupi i 33-vjeçarit gjendet në Ujman – familjarët shpërthejnë në lot

29/07/2025 - 17:36
“S’po ja mban b*tha me dalë”- Muhaxheri përdor gjuhë të pistë në Kuvendin Komunal
Lajme

“S’po ja mban b*tha me dalë”- Muhaxheri përdor gjuhë të pistë në Kuvendin Komunal

29/07/2025 - 17:33
LDK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publikë
Lajme

Kushtetuesja: Do të nxjerrim vendim meritor për kërkesat rreth konstituimit të Kuvendit

29/07/2025 - 17:08
Peskov i përgjigjet kërcënimeve të Trump: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon
Lajme

Peskov i përgjigjet kërcënimeve të Trump: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

29/07/2025 - 17:03
Arrestohet një kosovar në Himarë, dyshohet se ia vodhi 1400 euro nga vetura e një turisti (VIDEO)
Lajme

Arrestohet një kosovar në Himarë, dyshohet se ia vodhi 1400 euro nga vetura e një turisti (VIDEO)

29/07/2025 - 16:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    285 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 71
  • Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Shkumbin Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyt’urit në Ujman

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Pacolli e qet keq në rren Kurtin për demarkacionin me Malin e Zi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë