Aktivistja Elena Uka, e ftuar në Kosova Live, ka folur për pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në marrshin e djeshëm në Prishtinë, ku u protestua në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së.
Prezencën e Osmanit, Uka e vlerësoi si ‘’oportunizëm’’, e cila ka ‘’flirtuar’’ me Partinë Demokratike të Kosovës, për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
‘’Peshë ka nëse një udhëheqës i një shteti merr pjesë për të dërguar mesazh tek vendet mike, por megjithatë kur ti e analizon për pesë vite, unë e kisha kuptuar Osmanin sikur ajo të dilte të thoshte që ‘’kam ndërruar qëndrim, përpara kam mëndu diçka tjetër, por tash kam ndërruar qëndrim’’.
Por Vjosa Osmani duhet të vendosë, a është presidentja e cila e ka kuptuar vetëm tani se çka po ndodh në gjykimin e Hagës, dhe nëse, e ka kuptuar dhe kjo është ajo Vjosa, atëherë për neve është pak problem që një udhëheqëse e shtetit e paska kuptuar pesë vite pas. Mua mu duk pak oportuniste, me marrë pjesë e shfrytëzoj rastin sikur me flirtu me PDK, e nëse arrin me bind PDK’në me votu atë si presidente, atëherë e bajshin me shnet PDK’ja’’, ka thënë Uka në T7.













