Mbrëmë vonë, Qeveria në detyrë, përmes Ministrisë së Ekonomisë, ka pranuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike.
Në një komunikatë për media, kjo ministri ka theksuar se rritja është pranuar, por me kundërshtim.
Ministria e Ekonomisë ka shprehur se “konsideron” që rritja e tarifave nuk duhet të ndikojë në amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh energji
Ky qëndrim ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, të cilët e kanë kritikuar këtë vendim.
Dhjetëra qytetarë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre nëpërmjet komenteve, pos tjerash duke e quajtur këtë qeveri si një grup praktikantësh.