Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prapa kontratës së Qeverisë të nënshkruar nga Faton Peci për mbetjet e kafshëve qëndron edhe një kompani nga Serbia

14/05/2025 - 16:48
në Kryesore, Lajme
A A
Prapa kontratës së Qeverisë të nënshkruar nga Faton Peci për mbetjet e kafshëve qëndron edhe një kompani nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një hulumtim i #KallxoPërnime i cili transmetohet të premten zbardhë prapavijën e investitorëve të cilët fituan kontratën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për funksionalizimin dhe operimin e objektit të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

#KallxoPërnime ka zbuluar skemën e fshehjes së pronarëve të vertetë të njërës prej kompanieve që e ka fituar kontratën në Ministrin e Bujqësisë. Kompania që kishte 30% të aksioneve të kompanisë kosovare e cila nënshkroi kontratë me Ministrinë e Bujqësisë figuronte e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi, megjithatë #KallxoPërnime ka gjetur se kompania amë e saj është në Beograd dhe pronar është një shtetas i Serbisë.

Dosja ekskluzive zbardhë detaje se si biznesmeni me shtetësi serbe u tërhoq nga investimi pak ditë pasi qeveria nënshkroi kontratë me konzorciumin që fitoi kontratën.

Hulumtimi i #KallxoPërnime zbuloi se kompania pak ditë pasi fitoi kontratën për përpunimin e nënprodukteve shtazore vendosi t’i shes aksionet e veta me vetëm 3 mijë euro.

Dosja zbardhë se kompania me seli në Podgoricë dhe Beograd i shiti 20% të aksioneve tek kompania “Arches Bau”, që ka aksionarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe 10% të aksioneve tek Naser Maloku.

Në një bisedë për emisionin #KallxoPërnime, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sfidohet me transaksionet e pronësisë së kësaj kompanie dhe lëvizjet e aksioneve të cilat u zhvilluan prapa. Ministri Peci në një intervistë të gjatë jep shpjegimet e tij rreth dhënies së kontratës për funksionalizim e objektit të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

“Jo nuk e kam ditë, për herë të parë po dëgjoj nga ju. Nuk e njoh askënd nga pronarët, nuk më takon mua me i hi me shpalos dokumentacionin e konsorciumit” – deklaron ministri Peci.

“Ragipoviq, ky po duket që është boshnjak, unë nuk e di…” – deklaon Peci kur pyetet për biznesmenin me shtetësi serbe, Muamer Ragipoviq.

Kontrata për dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore u nënshkrua nga ministri Faton Peci pas një vendimi që Qeveria e Kosovës e mori në janar të vitit 2025. Kontrata ishtë dhënë për kompaninë “LIP KS & IT” Sh.P.K.

Hulumtimi zbardhë edhe të kaluarën e familjarëve të njërit prej aksionarëve nga Kosov,a i cili ishte i përfshirë në ‘aferën Brezovica’. Detaje për akuzën dhe lidhjet e kësaj familje me dyshimet për mitdhënje për ish-kryetarin e Shtërpcës, Branisllav Nikoliq.

Historia e kontratës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte publikuar dy njoftime, më 19.07.2024 dhe më 18.09.2024, në të cilat kërkonte palët e interesuara të aplikojnë për kontarën për funksionalizmin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Pesë ditë pasi ishte publikuar thirrja e dytë publike në ueb-faqe të AUV, kompania “LIP KS & IT” SH.P.K. ishte regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Dosja e regjistrimit zbulon që fillimisht themelues të kësaj kompanie kishin qenë tre aksionarë, Naser Maloku, si drejtor menaxhues dhe dy kompani të tjera, “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi dhe “LIPITALIA 2000” S.P.S. me adresë në Rosta të Italisë.

Sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO.com, pronar i kompanisë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi është një kompani tjetër me emër “MR & Co doo” me seli në Beograd të Serbisë e cila është në pronësi të shtetasit të Serbisë, Muamer Ragipoviq.

Muamer Ragipoviq figuron si drejtor edhe në kompaninë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi që kishte aksione në kompaninë kosovare që e nënshkroi kontratën me Ministrinë e Bujqësisë.

Kompania “MR & MNE” D.O.O. me pronar Muamer Ragipoviq ishte tërhequr nga biznesi që fitoi kontratën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 20.02.2025, 1 muaj e 10 ditë pasi ishte nënshkruar kontrata për fabrikën.

Vlera e aksioneve të kompanisë “MR & MNE” D.O.O. ishte 30% në kompaninë e regjistruar në Kosovë “LIP KS & IT” ose në vlerë prej 3,000 eurove. Aksioniet ishin bartur tek Naser Maloku dhe kompania “ARCHES BAU” Sh.P.K., kompani e cila më vonë do të bashkohej në pronësi të kompanisë që kishte fituar kontratën nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas të dhënave publike, kompania “MR & MNE” D.O.O. ka vetëm një punëtor në Podgoricë, ndërsa ka katër punëtorë në “MR & Co doo” në Beograd.

KALLXO.com që nga 04.04.2025 ka dërguar kërkesa në Agjencinë e Veterenarisë dhe Ushqimit për të kërkuar qasje në dokumente dhe informata rreth fabrikës e cila nuk ishte funksionaluzar për një kohë të gjatë.

KALLXO.com ka gjetur se procesi për dhënin në shfrytëzim të kësaj fabrike kishte filluar më 19.07.2024 nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Pesë muaj më vonë, më 09.01.2025, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të aprovohet dhënia në shfrytëzim e tokës dhe fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Një ditë pas, më 10.01.2025, Faton Peci, në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kishte nënshkruar kontratën me titull “Funksionalizimi objektit për përpunimin e nënprodukteve shtazore”.

Fitues i kontratës ishte shpallur “LIP KS & IT” Sh.P.K., të cilës i është dhënë e drejta për operim për 20 vite, duke u llogaritur viti 2024 deri në vitin 2044, me mundësi vazhdimi.

Sipas kontratës, kompania obligohet të paguaj një qira prej 30 mijë euro brenda vitit, që i bie nga 2 mijë e 500 euro çdo muaj.

Neni 4 i kontratës parasheh edhe subvencionin e kompanisë për çdo kilogram të grumbulluar dhe përpunuar.

“Subvencioni për çdo ton të grumbulluar do të jetë në shumën prej 0.16 cent për kilogram (1 kg)”- thuhet në kontratë. Fabrika për përpunimin e nënprodukteve shtazore kishte nis të ndërtohet nëntë vitë më parë.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Ka filluar mbushja e gropës nga shembja e rrugës, qytetarët ta evitojnë këtë zonë

Pamje si nëpër filma: Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë
30/03/2026 - 01:47

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar në lidhje me situatën pas shembjes së rrugës në kryeqytet. Ai ka thënë se ka filluar mbushja e gropës...

Më shumëDetails

Kurti viziton Kombëtaren para ndeshjes me Turqinë: Përmes jush Kosova në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton Kombëtaren para ndeshjes me Turqinë: Përmes jush Kosova në sytë e mbarë njerëzimit
30/03/2026 - 01:41

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës...

Më shumëDetails

Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve 1998-1999

Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve 1998-1999
30/03/2026 - 01:39

Hartografi Sebastian Sokoli ka publikuar një hartë ku shënjohen masakrat e viteve 1998-1999. Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar listën e 103 masakrave më të mëdha....

Më shumëDetails

DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë

DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë
29/03/2026 - 22:41

Në prag të finales historike kundër Turqisë, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një urim të veçantë nga shqiptari, ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi. Përmes një mesazhi emocionues, DioGuardi ka...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb
29/03/2026 - 22:26

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani ka folur në lidhje me ekspozitën për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.Ai ka theksuar se ato të dhëna janë marrë...

Më shumëDetails

Kraki për skandalin e Gashit: Gabimet ndodhin, Gashi mbetet djal serioz dhe i dobishëm për Kosovën

Kraki për skandalin e Gashit: Gabimet ndodhin, Gashi mbetet djal serioz dhe i dobishëm për Kosovën
29/03/2026 - 22:12

Nezir Kraku, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për skandalin e Shkëlzen Gashit me ekspozitën tashmë të tërhequr nga kryeqyteti. Ekspozita përmbante pasaktësi të pabesueshme të të dhënave,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Adesa”, kompleksi banesor unik që po e transformon Mitrovicën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dje i fajësoi rëndë familjarët, sot Rron Gjinovci kërkon falje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë