Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prattipati: Administrata Trump kërkon aleatë të fortë, s’mund të mbështetemi te një vend pa institucione – ngërçin ta zgjidhin liderët

05/08/2025 - 13:18
në Kryesore, Lajme
A A
Prattipati: Administrata Trump kërkon aleatë të fortë, s’mund të mbështetemi te një vend pa institucione – ngërçin ta zgjidhin liderët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati thotë se Kosova po humb mundësi si pasojë e ngërçit politik në vend. Në një intervistë për Gazetën Express ajo se Administrata Trump “kërkon aleatë të fortë” me të cilët mund të avancohen prioritetet e përbashkëta dhe se mundësitë për ta forcuar marrëdhënien ekonomike ndërmjet dy vendeve “mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon”.

Diplomatja amerikane tha se një vend pa institucione kyçe dhe me “një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre” është një partner tek i cili SHBA-ja nuk mund të mbështetet “gjithmonë plotësisht”.

Prattipati tha se “udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre” dhe se ngërçin politik duhet ta zgjidhin po ata. “Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje, por nuk mund t’i bëjnë zgjedhjet për udhëheqësit apo popullin e Kosovës”.

Që partneriteti me SHBA-në “të lulëzojë”, diplomatja amerikane thotë se “Kosova duhet t’i sigurojë kushtet”, ndërsa tregoi edhe se çfarë mund të pritet nga Administrata Trump.

INTERVISTA:

Gazeta Express: Kosova po kalon nëpër një situatë të pazakontë. Janë me shumë se 170 ditë nga data e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ende s’e kemi kuvendin e konstituuar e as qeverinë. E keni vëzhguar këtë situatë, i keni takuar partitë politike. Cili është konkluzioni që keni nxjerrë? Kjo situatë nuk mjafton të kualifikohet vetëm si papërgjegjësi apo jo?

Anu Prattipati: Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht. Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për t’i formuar institucionet mund të bëjë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër. Mundësitë për ta forcuar marrëdhënien tonë ekonomike mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon. Kjo në fund të fundit është një vendim për përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, por ne i inkurajojmë ata të punojnë së bashku për ta përmbushur mandatin që populli i Kosovës ua ka dhënë.

Gazeta Express: Pse nuk pati ndërhyrje ose përpjekje për ndërmjetësim nga bashkësia ndërkombëtare për t’i bindur partitë që t’i bëjnë institucionet? Në të kaluarën ka pasur ndihma të tilla.

Anu Prattipati: Nuk jemi në fazën e shtetndërtimit. Siç tha Zëvendës Sekretari i Shtetit Landau në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit: “Shtetet e Bashkuara mund të jenë partnerë të gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Ne mund të punojmë fort; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një ‘realizmi praktik’ për vendet e tyre”. Udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre. Kjo do të thotë se ata duhet të punojnë së bashku për ta gjetur një kompromis. Është përgjegjësi e këtyre liderëve politikë ta zgjidhin këtë ngërç. Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje, por nuk mund t’i bëjnë zgjedhjet për udhëheqësit apo popullin e Kosovës.

Gazeta Express: Gjykata Kushtetuese e dha një afat 30 ditësh duke u rekomanduar partive që ta gjejnë mënyrën për formimin e institucioneve – afat që nuk u respektua. Tani Gjykata mori vendim që deputetët t’i ndalojnë veprimet dhe vendimet e tyre. A mendoni se këta gjyqtarë mund të ofrojnë një zgjidhje të saktë që për shumëkënd dështuan ta bëjnë në rastin e parë?

Anu Prattipati: Nuk është roli i Shteteve të Bashkuara t’i interpretojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo mënyrën se si ato duhet të zbatohen. Udhëheqja politike duhet të punojë së bashku për t’i formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e vet ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në të mirë të vendit.

Gazeta Express: Kosova do t’i mbajë së shpejti zgjedhjet lokale. Katër komunat me shumicë serbe në veri udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë pasi ata serbë braktisën institucionet në vitin 2023. A prisni pjesëmarrje të serbëve në këto zgjedhje, përkatësisht të Listës Srpska?

Anu Prattipati: Dua të ju referoj te ajo që Zëvendëspresidenti J.D. Vance tha në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt. Ai tha: “Nuk mund të fitosh një mandat demokratik duke censuruar kundërshtarët e tu”. Më vonë në të njëjtin fjalim ai tha: “Unë besoj se t’i përjashtosh njerëzit, t’i përjashtosh shqetësimet e tyre, ose, edhe më keq, t’i mbyllësh mediat, t’i mbyllësh zgjedhjet, ose t’i përjashtosh njerëzit nga procesi politik nuk mbron asgjë. Në fakt, kjo është mënyra më e sigurt për ta shkatërruar demokracinë”. Partitë politike të serbëve të Kosovës përfaqësojnë qytetarë të këtij vendi. Ato janë pjesë e peizazhit politik të Kosovës dhe nuk duhet të bllokohen nga pjesëmarrja politike. Të gjitha partitë duhet ta mbështesin të drejtën e njerëzve për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Kjo do të thotë të parandalohet çdo përpjekje për t’i bllokuar partitë politike të serbëve të Kosovës nga pjesëmarrja në zgjedhje. Përdorimi i ndonjë truku administrativ apo procedural për të penguar parti apo individë që ndryshe janë të kualifikuar të garojnë do ta njolloste rezultatin.

Gazeta Express: Si ambasadë keni reaguar shpesh ndaj veprimeve të qeverisë së Kosovës duke i cilësuar ato si veprime të pakoordinuara. Kemi pasë përpjekje të kësaj qeverie për ta hapur urën kryesore mbi Ibër. Kur ky plan s’pati sukses u mor vendimi që të ndërtohen dy ura të reja. Ka pasur edhe reagime tjera nga diplomatë të akredituar në Kosovë. Cili është qëndrimi juaj?

Anu Prattipati: Më lejoni ta them këtë: Shtetet e Bashkuara duan t’i forcojnë lidhjet, veçanërisht ekonomikisht, me vendet në rajon. Për ta bërë këtë dhe për ta rritur mirëqenien tonë të përbashkët, ne dhe populli i Kosovës kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Veprimet që i rrisin tensionet në rajon e pengojnë Shtetet e Bashkuara të punojnë në mënyrë produktive me Kosovën. Qeveria në detyrë e kryeministrit Kurti është përgjegjëse për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për mbylljen e institucioneve paralele serbe pa koordinim me komunitetet e prekura dhe për deklaratat mbi veprime të njëanshme për ta zhvendosur arsimin dhe shëndetësinë në sistemin kosovar. Ne nuk e vëmë në dyshim që këto institucione duhet në fund të integrohen në sistemin e Kosovës. Megjithatë, mënyra se si bëhet kjo është tejet e rëndësishme. Çdo plan për ta ndryshuar statusin e institucioneve paralele duhet të jetë i koordinuar plotësisht dhe të diskutohet paraprakisht me udhëheqësit e zgjedhur dhe anëtarët e komunitetit serb të Kosovës dhe të koordinohet përmes kanaleve të vendosura siç është Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, me një afat kohor dhe plan të qartë të përcaktuar. Nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë në mënyrë të përgjegjshme.

Gazeta Express: Cilat janë raportet Kosovë-SHBA aktualisht? Z. Kurti nuk është se ka qenë lideri më bashkëpunues i Kosovës me Amerikën, që për gjenerata politikanësh konsiderohet vendi kryesor aleat.

Anu Prattipati: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të fortë dhe produktive me Kosovën dhe duan të bashkëpunojnë për çështje që e avancojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Kosova duhet t’i sigurojë kushtet në vend që ky partneritet të lulëzojë. Veprimet që ndikojnë negativisht tek qytetarët e Kosovës jo vetëm që i rrezikojnë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës, por gjithashtu shkojnë drejtpërdrejt kundër prioriteteve kryesore të Shteteve të Bashkuara në rajon, veçanërisht forcimit të bashkëpunimit ekonomik. Stabiliteti dhe siguria rajonale janë kyçe për mirëqenien ekonomike. Gjatë vizitës më 12-14 korrik në Kosovë, Zyrtari i lartë i Byrosë Brendan Hanrahan e përforcoi këtë mesazh dhe e inkurajoi qeverinë ta krijojë një ambient të përshtatshëm për investime të mëtejshme amerikane.

Gazeta Express: Ka shumë paqartësi në Kosovë se rreth qasjes që do ta ketë Administrata Trump në Kosovë në muajt në vijim. Çfarë mund të na thoni?

Anu Prattipati: Administrata Trump ka qenë e qartë: Qeveria e SHBA-së i jep përparësi sigurisë, stabilitetit dhe marrëdhënieve të drejta ekonomike. Nëse qeveria e Kosovës i ndan këto prioritete dhe angazhohet për të nxitur stabilitet dhe paqe, mundësitë për bashkëpunim janë pothuajse të palimituara. Ka potencial të madh në marrëdhënien SHBA-Kosovë, veçanërisht për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Kjo është e mirë për Shtetet e Bashkuara si dhe për Kosovën. Ne shohim mundësi në një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, dhe sigurinë kibernetike. Në anën tjetër, nëse Shtetet e Bashkuara shohin se qeveria e Kosovës ndërmerr veprime që i minojnë këto prioritete, do të ketë kufizime në aftësinë tonë për ta ndjekur një bashkëpunim të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll
19/03/2026 - 18:17

Giorgia Meloni njoftoi uljen prej 25 centësh për litër të akcizës mbi benzinën, naftën dhe gazin e lëngshëm, në një masë të përkohshme 20-ditore për të mbajtur çmimet...

Më shumëDetails

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
19/03/2026 - 18:11

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se nuk ka identifikuar asnjë aktivitet të dronëve që mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës. Lidhur me...

Më shumëDetails

“Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit”

Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
19/03/2026 - 17:31

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend, në emisionin “Kosova Live” në T7 duke komentuar ngërçin aktual dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, për të cilën...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri
19/03/2026 - 17:12

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Albin Kurtit, ku ky i fundit tha “është e domosdoshme t’i inkorporojmë strukturat paralele serbe”. Haradinaj shtoi “shumë fullirant...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt
19/03/2026 - 16:50

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa dite në Vjenë ka marrë jetën e katër punëtorëve, tre prej tyre ishin shqiptarë, shkruan albinfo.at. Sipas raportimeve, mes viktimave...

Më shumëDetails

Mjegullnaja e ‘superushqimit’ | Ngritja dhe rënia e mërgimtares kosovare Albana Rama që shiste çaj nga Amazona në Evropë

Mjegullnaja e ‘superushqimit’ | Ngritja dhe rënia e mërgimtares kosovare Albana Rama që shiste çaj nga Amazona në Evropë
19/03/2026 - 16:27

Nga një simbol i promovuar i suksesit të mërgatës shqiptare, Albana Rama sot përballet me dyshime serioze për mashtrim financiar dhe keqmenaxhim të fondeve. Rasti i saj vë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë