Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

02/06/2025 - 14:09
në Lajme
A A
Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa orë para aksidentit fatal në Pavlan të Pejës, Armir Osmani është përfshirë në një aksident me të njëjtën veturë, Audi Q8, dhe në një rrahje në Prishtinë. Pas këtij incidenti, është nisur për Pejë. I është vënë pas një patrullë policore.

Paparaci, ka siguruar pamje të tij në veturë disa momente para ngjarjes tragjike.

Një veturë Audi mori flakë mesnatën e të shtunës në fshatin Pavlan të Pejës pas përfshirjes në një vetaksident.

Skenat pas aksidentit ishin tmerruese. Vetura, një Audi Q8 me ngjyrë të zezë, mori flakë së bashku me shoferin që ishte në veturë.

Shoferi i automjetit është identifikuar si Armir Osmani, 25-vjeç, djali i biznesmenit kontravers nga Mitrovica, Ismet Osmani, raportoi Paparaci të dielën.

Rrethanat e plota janë ende të paqarta.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, makina po qarkullonte me shpejtësi të madhe nga fshati Pavlan në drejtim të Pejës kur shoferi e humbi kontrollin dhe u rrokullis duke përfunduar në një fushë. Në fund, vetura Audi Q8 me targa kosovare shpërtheu në flakë.

Ndihma erdhi shumë vonë për të ngujuarin në veturë.

“Në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha të dielën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Paparaci ka zbuluar se disa orë para vetaksidentit me fatalitet në fshatin Pavlan të Pejës, Armir Osmani është përfshirë në një aksident me të njëjtën veturë, Audi Q8, dhe në një rrahje në Prishtinë. Pas përfshirjes në këtë incident, atij i është vënë pas një patrullë policore. Disa video të cilat i ka siguruar Paparaci, shfaqin Osmanin duke shtënë me armë zjarri dhe duke e sharë policinë.

Incidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00 në lagjen ‘Dardania’ në kryeqytet.

Burime pranë ngjarjes i kanë thënë Paparacit se Armir Osmani ka hyrë në semafor të kuq në një kryqëzim në lagjen ‘Dardania’ dhe e ka goditur një veturë tjetër.

Të dyja veturat e aksidentuara janë ndalur.

I dëmtuari ka insistuar që ta lajmërojë policinë, por Osmani, i njohur për probleme me drejtësinë, i ka ofruar atij mjete financiare për dëmet e shkaktuara dhe i është lutur që të mos e thërrasë policinë, ka mësuar Paparaci.

Pasi i dëmtuari e ka refuzuar ofertën, Osmani e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një dëshmitar okular i ka thënë Paparacit se pas largimit të Osmanit nga vendi i incidentit, i dëmtuari e ka lajmëruar policinë, e cila, me të pranuar informatën i ka alarmuar të gjitha pikat për ndalimin e automjetit cilin e drejtonte Osmani kudo që haset ai.

Armir Osmani është nisur për në Pejë. Në afërsi të këtij qyteti, ai ka hasur në një patrullë policore e cila ka provuar ta ndalojë por 25-vjeçari nuk i është bindur sinjalizimit të patrullës, ka mësuar Paparaci.

Kjo patrullë poliucore është vënë në ndjekje veturës Audi Q8 të cilën e drejtonte Osmani.

Pas fillimit të ndjekjes, siç dëshmohet në videot të cilat i ka siguruar Paparaci, 25-vjeçari shihet duke e drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, duke shtënë me armë zjarri dhe duke e sharë policinë.

“Ah gratë kah me ua q*”, dëgjohet duke thënë ai në video.

Një pjesë e videos është incizuar nga një shoqërues që gjendej me Osmanin në veturë. Ai ka zbritur nga vetura në një vend ende të panjohur. Osmani ka mbetur vetëm në veturë në momentin e aksidentit fatal.

Një tjetër video është incizuar nga vet Osmani. Në këtë sekuencë të videos, ai nën ndjekje nga policia dëgjohet duke thënë: “Qe tash myten dikund kta p***… familjen kah me ua q*”.

Dhe pastaj vazhdon: “Krejt ka me i vra”.

Videot dyshohet se janë incizuar pas mesnatës së të shtunës, pak momente para se vetura Audi Q8, me Osmanin të ngujuar brenda, të përfshihej nga flakët në një fushë në Pavlan të Pejës.

Aksidenti është raportuar në orën 02:22 të mesnatës të shtunën, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të hënën.

Paparaci ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në atë të Drejtorisë Rajonale në Pejë për të marrë sqarime për rrethanat e rastit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Armir Osmani do të varroset të hënën në orën 19:00 në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës, sipas një njoftimi të familjes.

JU REKOMANDOJMË

Lekaj: AAK përkrah aksionet e Qeverisë në veri, por nuk guxojmë të lazdrohemi
Lajme

“Ka ardhë koha që Kurti të lëshojë pe – AAK kishte 9 deputetë kur Rugova ia dha pozitën e kryeministrit Haradinajt”, – flet Pal Lekaj

03/06/2025 - 22:58
Si mund t’ia hap Prokuroria telefonin Pecit – Koci: Merr urdhër nga gjykata dhe kërkon ekspertizë teknike
Lajme

Si mund t’ia hap Prokuroria telefonin Pecit – Koci: Merr urdhër nga gjykata dhe kërkon ekspertizë teknike

03/06/2025 - 22:45
PDK nesër thërret konferencë për media, nuk e tregon arsyen
Lajme

PDK nesër thërret konferencë për media, nuk e tregon arsyen

03/06/2025 - 22:38
Haziri përfundimisht i thotë ‘JO’ bashkëpunimit me VV-në: Jemi provu, punoni me kë të doni!
Lajme

Haziri përfundimisht i thotë ‘JO’ bashkëpunimit me VV-në: Jemi provu, punoni me kë të doni!

03/06/2025 - 22:35
Kur Kurti i mbante “ders” Isa Mustafës: S’është e thënë me mbet Kryeministër, Kosova duhet të zhvillohet, rinia…
Lajme

Kur Kurti i mbante “ders” Isa Mustafës: S’është e thënë me mbet Kryeministër, Kosova duhet të zhvillohet, rinia…

03/06/2025 - 22:22
“M’i qepu Vjosës” i kushton me punë kryeredaktorit të RTK-së
Lajme

ZKA: RTK me mangësi në prokurim dhe menaxhim të pasurisë

03/06/2025 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    963 Shpërndaje
    Shpërndaje 385 Tweet 241
  • Djali i bosit të heroinës në arrati, shoqërohej me të fortin e Prishtinës – “Italianin”

    285 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 71
  • “Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Inspektorati mbylli klinikën “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së, objekti i ndërtuar nga “Ari Company” nuk plotësonte kushtet sanitare (Dokument)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    345 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 86

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë