Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, vlerëson se dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri brenda afatit 30-ditor kushtetues erdhi si pasojë e mungesës së gatishmërisë nga LVV-ja për të gjetur konsensus. Sipas tij, tani mundësitë janë shumë të vogla që të kemi president të ri.
“Deri më tani nuk kam vërejtur nga partia shumicë në Kuvend se janë të gatshëm të ofrojnë një emër konsensual për tërë spektrin politik dhe shoqërinë në Kosovë. U pa se në momentet e fundit u nxorën emra politikë nga LVV-ja”, tha ai për rtv21.












