Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca ndan foto nga momenti kur Osmani e mandatoi Konjufcën për Kryeministër

04/11/2025 - 21:15
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenca ndan foto nga momenti kur Osmani e mandatoi Konjufcën për Kryeministër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar sot Glauk Konjufcën nga Vetëvendosja si mandatar të dytë për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit. 

Në faqen zyrtare, Presidenca ka ndarë një foto nga takimi i Osmanit me Konjufcën, që ndodhi pak para se Osmani të dilte në konferencë e ta kumtonte lajmin për mandatarin, shkruan Reporteri.net.

Ajo i ka uruar suksese Konjufcës.

“Sot, në përputhje me nenin 95, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani i ka uruar suksese z. Konjufca”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani tha se VV dhe Konjufca kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, teksa tha se edhe ajo është bindur se i kanë gjasat për formimin e Qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe z.Konjufca me të cilin sapo e përfundova takimin, kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre, ju takon atyre ti bëjnë votat, mua më takon të bindem se kanë gjasa. Mua më kanë bindur që kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetuetes”, tha Osmani.

Sikurse mandatari i parë, edhe Konjufca ka 15 ditë afat për votim në Kuvend. Osmani tha se mandatimi i tij është bërë në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk kemi propozim tjetër, përvec propozimit që ka ardh nga partia e parë për ta mandatuar z.Konjufca. Kam mandatuar z. Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër”, tha Osmani.

Ajo tha se nuk ka pasur propozim nga partitë tjera për mandatar.

Sa i përket qëndrimeve se duhet të jenë 61 nënshkrime, Osmani tha se “në zyren time nuk kërkohet garancë për krijimin e Qeverisë, por kërkohen gjasa…Garanca jepet në Kuvend, prandaj edhe kërkohen votat aty”.

“Është interes i qytetarëve që të kemi institucione dhe të bëhen çdo përpjekje të mundshme që të krijohen, që së paku të miratojnë vendime të rëndësishme në të mirë të qytetarëve…Si presidente kam vlerësuar se është në interes të Kosovës të provohet, të krijohet Qeveria, që këto vendime të mos presin edhe disa muaj të tjerë”, tha Osmani.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’, 1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’,  1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 11:07

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj Nexhdet Zymberaj për vrasjen e rëndë që ndodhi në...

Më shumëDetails

Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
18/03/2026 - 10:45

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një...

Më shumëDetails

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 10:39

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me...

Më shumëDetails

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë
18/03/2026 - 10:29

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref...

Më shumëDetails

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
18/03/2026 - 10:26

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur...

Më shumëDetails

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK
18/03/2026 - 10:14

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë