Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi mes dy liderëve po zhvillohet në ambientet e Presidencës, ndërsa pas përfundimit të tij pritet të mbahet një konferencë për media.
Po ashtu, në orën 18:40, Costa do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në ambientet e Zyrës së Kryeministrit.