Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se SHBA-të “duhet të marrin një përgjigje për agresionin e tyre”, pas një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron, raporton BBC, transmeton Veriu.info
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të presidencës iraniane, Pezeshkian thotë se Irani i është “nënshtruar agresionit ushtarak” dhe se është “mbrojtur me vendosmëri”.
“Ne gjithmonë kemi deklaruar se jemi të gatshëm të angazhohemi dhe të negociojmë brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare, por në vend që të pranojë logjikën, pala tjetër ka kërkuar dorëzimin e kombit iranian”, thotë ai.
Pezeshkian shton: “Kombi ynë nuk do t’i dorëzohet kurrë ngacmimit dhe shtypjes, dhe është e natyrshme që do t’i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme agresionit.”/Veriu.info