Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenti polak: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

09/09/2025 - 18:19
në Lajme
A A
Presidenti polak: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.

“Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki.

Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë.

“Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.

Ai tha se “arkitektura e sigurisë” në rajon ka ndryshuar dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi udhëheqës i botës së lirë” i cili mund ta detyrojë Putinin që të negociojë.

Javën e kaluar, Trump ofroi që të dërgonte më shumë trupa në Poloni, teksa e priti Nawrockin në Shtëpinë e Bardhë.

Stubb, ndërkaq, në muajt e fundit ka bisedar rregullisht me Trumpin, teksa fuqitë evropiane po kërkojnë që të ndalet lufta në Ukrainë.

“Ne po tentojmë të shpjegojmë se Putinit nuk mund t’i besohet, se Putini po luan me taktikat e tij të zakonshme të zvarritjes” të procesit, tha Stubb.

Shqetësime të ngjashme ka ngritur edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili në fillim të javës tha se “plani imperialist i Putinit nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës”, por se ky plan është vetëm fillimi./REL

JU REKOMANDOJMË

Haliti: Kurti po e vë në lojë opozitën, ai do t’i shtyjë sa më shumë zgjedhjet e Asociacionin
Lajme

Komentet e Osmanit në Kushtetuese/ Haliti: Disa politikanëve më shumë u intereson funksioni personal, se hallet e Kosovës

09/09/2025 - 23:01
Asambleisti denoncon pushtetin e LDK-së në Fushë Kosovë: 370 mijë euro për objektin e banimit që u shndërrua në deponi bërllogu
Lajme

Asambleisti denoncon pushtetin e LDK-së në Fushë Kosovë: 370 mijë euro për objektin e banimit që u shndërrua në deponi bërllogu

09/09/2025 - 22:41
Natyra Kuçi thotë se vëllai i Bashkim Ramosajt i dërgoi mesazh kër’cënues një aktivisti të PSD-së derisa ajo po flet në një emision
Lajme

Natyra Kuçi thotë se vëllai i Bashkim Ramosajt i dërgoi mesazh kër’cënues një aktivisti të PSD-së derisa ajo po flet në një emision

09/09/2025 - 22:29
Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë
Lajme

Tahiri: Më në fund foli presidentja, por foli ku i tha Kurti të flasë dhe çka të flasë

09/09/2025 - 21:58
“Nuk do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme”
Lajme

“Nuk do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme”

09/09/2025 - 21:55
Pyetet për Bashën si kryekuvendar/ Dugolli: Haxhiu ka qenë zgjidhja më e mirë
Lajme

Pyetet për Bashën si kryekuvendar/ Dugolli: Haxhiu ka qenë zgjidhja më e mirë

09/09/2025 - 21:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare

    Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Ekskluzive: OJQ-ja i kthen Komunës mjetet financiare (6500 euro) që iu transferuan nga DKRS-ja, për të cilat u shkarkua dhe arrestua Fahri Jashari

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Suspendohet Naime Krasniqi-Jashanica, gjyqtarja e skandalit të audio-inicizimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 11 persona e konfiskohen mbi 100 kg drogë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë