Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja ia ndan “Urdhrin e Lirisë” veprimtarit Harry Bajraktari

17/11/2025 - 14:40
në Lajme
A A
Presidentja ia ndan “Urdhrin e Lirisë” veprimtarit Harry Bajraktari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot e ka nderuar me medaljen ‘Urdhri i Lirisë’ veprimtarin e çështjes kombëtare, Harry Bajraktari.

Ajo ka treguar arsyet e ndarjes së kësaj medalje.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se Bajraktari për më shumë se tri dekada ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në ShBA.

“Ishte nder i veçantë që sot i ndava Urdhrin e Lirisë, z. Harry Bajraktari, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Për më shumë se tri dekada, z. Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e para, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke e përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë tepër të ndjeshme për vendin tonë”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Gjithashtu, ai ka qenë mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ka ngritur zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare. Me përkushtim të pandalur, ai ka ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan dhe me udhëheqës të tjerë në SHBA, duke mbështetur Kosovën në momentet vendimtare dhe duke qëndruar krah popullit tonë. Z. Harry Bajraktari, faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën. Urime dhe mirënjohje e përjetshme”, ka shkruar Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Pas këtij procesi PDK do të jetë edhe më e bashkuar
Kryesore

Çitaku: Pas këtij procesi PDK do të jetë edhe më e bashkuar

17/11/2025 - 16:42
Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK
Kryesore

Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK

17/11/2025 - 16:29
Clark kërkoi trupa jo-franceze në veri për të siguruar jetesën e shqiptarëve
Kryesore

Clark kërkoi trupa jo-franceze në veri për të siguruar jetesën e shqiptarëve

17/11/2025 - 16:25
Meritat për blerjen e raketave “Javelin”/Gashi: Çështjet e sigurisë kombëtare të jenë jashtë betejave politike
Lajme

Gashi me ‘‘shpresën’’ se zgjedhjet do të jenë zgjidhja për Kosovën: Vendit i duhet stabilitet

17/11/2025 - 16:01
Takimi me Millosheviqin para bombardimeve, Clark: Më tha se shqiptarët “i vr’as të gjithë, dhe e zgjidhi çështjen”
Kryesore

“Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në ’99

17/11/2025 - 15:55
Lladrovci: Qortimi nga SHBA-të është lajm i mirë vetëm për armiqtë tanë dhe dëshmi sa poshtë kemi ra
Lajme

Lladrovci me mesazh: Inati e prish kalin!

17/11/2025 - 15:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Disponim i shtuar për marrëveshje, sa numra do t’i siguronin VV e NISMA pa deputetët e pakicave që ende s’i kanë premtuar votë Kurtit

    A ka marrëveshje mes VV-së dhe Nismës për të krijuar Qeverinë Konjufca?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Urban Grup” me suksesin e radhës, fillon me ndërtimet e para në Prishtinë, nën drejtimin e pronarit Agim Maloku

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë