Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani: Edhe shtetet hezituese shprehën mbështetje për vizat

23/06/2022 - 15:21
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani: Edhe shtetet hezituese shprehën mbështetje për vizat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave në Samitin e Bashkimit Evropian, në të cilën morën pjesë liderët e shteteve anëtare me ata të Ballkanit Perëndimor.

“Kemi dëgjuar deklarata mbështetëse për Kosovën, së pari për prespektivën e qartë në BE dhe liberalizimin e vizave. Por, tani na duhet të shkojmë nga fjalët në vepra”, tha ajo

Sipas Osmanit, kësaj radhe ka pasur edhe më shumë deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave sa më herët.

“Duhet të them se këto kanë qenë deklaratat më pozitive që i kemi dëgjuar deri më tani për liberalizimin e vizave. Edhe shtetet që kanë qenë hezituese, shumë prej tyre kanë treguar mbështetje sot”, tha Osmani.

Në një deklaratë për media, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se gjatë samitit shumë pjesëmarrës kanë folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në plan të parë ishte çështja e fillimit të procesit negociator me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe bashkë me të edhe çështja e sigurimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ata folën për dhënien e statusit kandidat jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por gjatë bisedimeve u fol shumë për marrjen e statusit kandidat për Bosnjen e Hercegovinën. Pra, le të shpresojmë që tonet nga ky takim të jenë mjaft frymëzuese për punën e pasdites së sotme të Këshillit Evropian.”

OSE

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi ndan postimin me dedikimin e Hashim Thaçit: “Gjenerata e fundit e lindur në luftë”

Endrit Thaçi ndan postimin me dedikimin e Hashim Thaçit: “Gjenerata e fundit e lindur në luftë”
22/11/2026 - 21:28

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë nga fëmijëria, ku shfaqet pranë të atit. Postimi shoqërohet me...

Më shumëDetails

Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro

Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
22/11/2026 - 21:11

Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga Gjilani vuante nga leukemia akute, dyshohet se ishte e sajuar. Përmes thirrjeve për ndihmë, sipas Prokurorisë,...

Më shumëDetails

Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri

Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
22/11/2026 - 20:45

Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të gërmojnë edhe në së paku katër lokacione tjera, prej tyre disa për herë të parë. Këtë...

Më shumëDetails

Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore

Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore
22/11/2026 - 20:13

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Izet Mexhiti, u diskutua për...

Më shumëDetails

Parqet kombëtare s’janë pista për gara off- road”, Inspektorati u shqipton vërejtje motoristëve, Pacolli: Do të ketë masa ligjore

Parqet kombëtare s’janë pista për gara off- road”, Inspektorati u shqipton vërejtje motoristëve, Pacolli: Do të ketë masa ligjore
22/11/2026 - 19:48

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka zhvilluar kontrolle në disa lokalitete të...

Më shumëDetails

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe: Bajrami kërkon sqarim publik nga ZRRE

Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
22/11/2026 - 19:29

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të sqarojë nëse vazhdon të jetë në rend dite rilicencimi i kompanisë EFT, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë